سورةالتين {٩٥} 95. AT-TIIN
وَالتِّينِ وَالزَّيْتُونِ {١} 1. Pasha fikun dhe ullirin!
وَطُورِ سِينِينَ {٢} 2. Dhe (kodrën) Turi Sina-en!
وَهَٰذَا الْبَلَدِ الْأَمِينِ {٣} 3. Dhe këtë qytet të sigurisë!
لَقَدْ خَلَقْنَا الْإِنْسَانَ فِي أَحْسَنِ تَقْوِيمٍ {٤} 4. Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur.
ثُمَّ رَدَدْنَاهُ أَسْفَلَ سَافِلِينَ {٥} 5. Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve.
إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ فَلَهُمْ أَجْرٌ غَيْرُ مَمْنُونٍ {٦} 6. Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira; ata kanë shpërblim të pandërprerë.
فَمَا يُكَذِّبُكَ بَعْدُ بِالدِّينِ {٧} 7. E pas gjithë kësaj, ç´të shtyri të përgënjeshtrosh ditën e shpërblimit (përgjegjësisë)?
أَلَيْسَ اللَّهُ بِأَحْكَمِ الْحَاكِمِينَ {٨} 8. A nuk është All-llahu më i urti i gjykuesve?
Al-Qur'an Today @2006