سورةالليل {٩٢} 92. AL-LAIL
وَاللَّيْلِ إِذَا يَغْشَىٰ {١} 1. Pasha natën që me errësirë mbulon gjithësinë!
وَالنَّهَارِ إِذَا تَجَلَّىٰ {٢} 2. Pasha ditën kur ajo shkrepëtin!
وَمَا خَلَقَ الذَّكَرَ وَالْأُنْثَىٰ {٣} 3. Pasha Atë që krijoi mashkullin e femrën!
إِنَّ سَعْيَكُمْ لَشَتَّىٰ {٤} 4. Vërtet, veprimi juaj është i llojllojtë.
فَأَمَّا مَنْ أَعْطَىٰ وَاتَّقَىٰ {٥} 5. E, sa i përket atij që jep dhe ruhet,
وَصَدَّقَ بِالْحُسْنَىٰ {٦} 6. Dhe vërteton bindshëm për më të mirën,
فَسَنُيَسِّرُهُ لِلْيُسْرَىٰ {٧} 7. Ne do ta përgatitim atë për më të lehtën.
وَأَمَّا مَنْ بَخِلَ وَاسْتَغْنَىٰ {٨} 8. E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti),
وَكَذَّبَ بِالْحُسْنَىٰ {٩} 9. Dhe që përgënjeshtron atë më të mirën,
فَسَنُيَسِّرُهُ لِلْعُسْرَىٰ {١٠} 10. Ne do ta përgatisim për më të vështirën.
وَمَا يُغْنِي عَنْهُ مَالُهُ إِذَا تَرَدَّىٰ {١١} 11. E pasuria e tij nuk do t´i bëjë dobi, kur ai të zhduket.
إِنَّ عَلَيْنَا لَلْهُدَىٰ {١٢} 12. Detyrë e jona është vetëm të udhëzojmë.
وَإِنَّ لَنَا لَلْآخِرَةَ وَالْأُولَىٰ {١٣} 13. Dhe vetëm Jona është bota tjetër si dhe kjo.
فَأَنْذَرْتُكُمْ نَارًا تَلَظَّىٰ {١٤} 14. Unë u kam tërhequr vërejtjen për zjarrin të ndezur fort.
لَا يَصْلَاهَا إِلَّا الْأَشْقَى {١٥} 15. Që aty nuk hyn tjetër, pos atij që është më i prishuri.
الَّذِي كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ {١٦} 16. I cili përgënjeshtroi dhe u zbraps.
وَسَيُجَنَّبُهَا الْأَتْقَى {١٧} 17. Ndërsa ai që është më i devotshëm do të jetë larg tij.
الَّذِي يُؤْتِي مَالَهُ يَتَزَكَّىٰ {١٨} 18. Ai që e jep pasurinë e vet e pastrohet,
وَمَا لِأَحَدٍ عِنْدَهُ مِنْ نِعْمَةٍ تُجْزَىٰ {١٩} 19. E jo për ta shpërblyer ndokë që i ka bërë mirë më parë.
إِلَّا ابْتِغَاءَ وَجْهِ رَبِّهِ الْأَعْلَىٰ {٢٠} 20. Por vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të vet, më të lartit.
وَلَسَوْفَ يَرْضَىٰ {٢١} 21. Për Zotin, ai do ta gëzojë atë kënaqësi!
Al-Qur'an Today @2006