سورةالفجر {٨٩} 89. AL-FAJR
وَالْفَجْرِ {١} 1. Betohem në agimin,
وَلَيَالٍ عَشْرٍ {٢} 2. dhe dhjetë netët,
وَالشَّفْعِ وَالْوَتْرِ {٣} 3. dhe në të gjitha që janë çift e tek,
وَاللَّيْلِ إِذَا يَسْرِ {٤} 4. dhe natën që shkon, -
هَلْ فِي ذَٰلِكَ قَسَمٌ لِذِي حِجْرٍ {٥} 5. vallë, a nuk është ky betim për të mençurin?
أَلَمْ تَرَ كَيْفَ فَعَلَ رَبُّكَ بِعَادٍ {٦} 6. Vallë, a nuk di ti se çka ka bërë Zoti yt me Adin,
إِرَمَ ذَاتِ الْعِمَادِ {٧} 7. e me banorët e qytetit Iremes, pronarë të pallatee madhështore,
الَّتِي لَمْ يُخْلَقْ مِثْلُهَا فِي الْبِلَادِ {٨} 8. çfarë nuk ka pasur askund tjetër;
وَثَمُودَ الَّذِينَ جَابُوا الصَّخْرَ بِالْوَادِ {٩} 9. dhe si i dënoi themudasit, të cilët kanë gëdhendur shkëmbinj në luginë,
وَفِرْعَوْنَ ذِي الْأَوْتَادِ {١٠} 10. dhe Faraonin – pronarin e shtyllave,
الَّذِينَ طَغَوْا فِي الْبِلَادِ {١١} 11. që kanë bërë zullum pa të drejtë në tokë
فَأَكْثَرُوا فِيهَا الْفَسَادَ {١٢} 12. dhe shtonin ngatërresat,
فَصَبَّ عَلَيْهِمْ رَبُّكَ سَوْطَ عَذَابٍ {١٣} 13. andaj Zoti yt, e lëshoi mbi ta kamxhikun e dënimit (lloj-lloj dënimesh),
إِنَّ رَبَّكَ لَبِالْمِرْصَادِ {١٤} 14. sepse, me të vërtetë, Zoti yt i pret ata në pusi (i përcjellë punët e tyre).
فَأَمَّا الْإِنْسَانُ إِذَا مَا ابْتَلَاهُ رَبُّهُ فَأَكْرَمَهُ وَنَعَّمَهُ فَيَقُولُ رَبِّي أَكْرَمَنِ {١٥} 15. Por, Perëndia kur ta provojë njeriun e ta dhurojë me begati, (ai) thotë: “Zoti im është sjellë në mënyrë bujar endaj meje!”
وَأَمَّا إِذَا مَا ابْتَلَاهُ فَقَدَرَ عَلَيْهِ رِزْقَهُ فَيَقُولُ رَبِّي أَهَانَنِ {١٦} 16. E, kur ta provojë atë, duke ia munguar furnizimin, atëherë ai thotë: “Zoti im më ka poshtëruar”.
كَلَّا ۖ بَلْ لَا تُكْرِمُونَ الْيَتِيمَ {١٧} 17. Jo, jo! Por ju nuk po i respektoni bonjakët,
وَلَا تَحَاضُّونَ عَلَىٰ طَعَامِ الْمِسْكِينِ {١٨} 18. dhe nuk po e nxitni njëri-tjetrin për t’i ushqyer të varfërit,
وَتَأْكُلُونَ التُّرَاثَ أَكْلًا لَمًّا {١٩} 19. kurse trashëgiminë, e hani me lakmi të pangopur,
وَتُحِبُّونَ الْمَالَ حُبًّا جَمًّا {٢٠} 20. dhe dëshironi pasuri të pakufishme.
كَلَّا إِذَا دُكَّتِ الْأَرْضُ دَكًّا دَكًّا {٢١} 21. Por kjo nuk është mirë! Atëherë, kur Toka do të copëtohet në thërmia,
وَجَاءَ رَبُّكَ وَالْمَلَكُ صَفًّا صَفًّا {٢٢} 22. dhe kur do të arrijë urdhëri i Zotit tënd, e engjëjt të rreshtohen radhë pas radhe,
وَجِيءَ يَوْمَئِذٍ بِجَهَنَّمَ ۚ يَوْمَئِذٍ يَتَذَكَّرُ الْإِنْسَانُ وَأَنَّىٰ لَهُ الذِّكْرَىٰ {٢٣} 23. dhe atë Ditë kur afrohet (prezentohet) skëterra; atëherë njeriu do të kujtohet – por ç’dobi?!
يَقُولُ يَا لَيْتَنِي قَدَّمْتُ لِحَيَاتِي {٢٤} 24. dhe thotë: “Ah! Sikur të kisha punuar gjëra të mira në jetën time!”
فَيَوْمَئِذٍ لَا يُعَذِّبُ عَذَابَهُ أَحَدٌ {٢٥} 25. Atë Ditë, askush nuk mund të dënojë, si Ai (dënimi i Tij),
وَلَا يُوثِقُ وَثَاقَهُ أَحَدٌ {٢٦} 26. dhe, atë ditë, askush nuk lidhë në pranga si Ai!
يَا أَيَّتُهَا النَّفْسُ الْمُطْمَئِنَّةُ {٢٧} 27. E ti, o shpirt i besuar (këmbëngulës në besim)
ارْجِعِي إِلَىٰ رَبِّكِ رَاضِيَةً مَرْضِيَّةً {٢٨} 28. kthehu te Zoti yt i kënaqur, sepse, edhe Ai është i kënaqur me ty,
فَادْخُلِي فِي عِبَادِي {٢٩} 29. prandaj, hynnë mes të dashurve të Mi,
وَادْخُلِي جَنَّتِي {٣٠} 30. dhe hyn në xhennetin Tim!
Al-Qur'an Today @2006