سورةالاعلى {٨٧} 87. AL-A´LAA
سَبِّحِ اسْمَ رَبِّكَ الْأَعْلَى {١} 1. Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të lartësuarin!
الَّذِي خَلَقَ فَسَوَّىٰ {٢} 2. I cili krijoi dhe përsosi,
وَالَّذِي قَدَّرَ فَهَدَىٰ {٣} 3. Dhe i cili përcaktoi e orientoi,
وَالَّذِي أَخْرَجَ الْمَرْعَىٰ {٤} 4. Dhe i cili mundësoi mbirjen e kullosës.
فَجَعَلَهُ غُثَاءً أَحْوَىٰ {٥} 5. E pastaj atë e bëri mbeturinë të zezë.
سَنُقْرِئُكَ فَلَا تَنْسَىٰ {٦} 6. Ne do ta lexojmë ty e nuk do të harrosh (Kur´anin).
إِلَّا مَا شَاءَ اللَّهُ ۚ إِنَّهُ يَعْلَمُ الْجَهْرَ وَمَا يَخْفَىٰ {٧} 7. Përveç asaj që All-llahu dëshiron. Ai e di të haptën e të fshehtën.
وَنُيَسِّرُكَ لِلْيُسْرَىٰ {٨} 8. Dhe Ne do të drejtojmë ty në më të lehtën.
فَذَكِّرْ إِنْ نَفَعَتِ الذِّكْرَىٰ {٩} 9. E ti këshillo aty ku këshilla bën dobi.
سَيَذَّكَّرُ مَنْ يَخْشَىٰ {١٠} 10. Do të këshillohet ai që ka frikë,
وَيَتَجَنَّبُهَا الْأَشْقَى {١١} 11. E do t´i shmanget asaj, ai që është shumë i keq,
الَّذِي يَصْلَى النَّارَ الْكُبْرَىٰ {١٢} 12. I cili do të hyjë në zjarrin e madh.
ثُمَّ لَا يَمُوتُ فِيهَا وَلَا يَحْيَىٰ {١٣} 13. Dhe aty as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë.
قَدْ أَفْلَحَ مَنْ تَزَكَّىٰ {١٤} 14. Ka shpëtuar ai që është pastruar.
وَذَكَرَ اسْمَ رَبِّهِ فَصَلَّىٰ {١٥} 15. Që e përkujton madhërinë e Zotit të vet dhe falet.
بَلْ تُؤْثِرُونَ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا {١٦} 16. Po ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote,
وَالْآخِرَةُ خَيْرٌ وَأَبْقَىٰ {١٧} 17. E dihet se jeta e botës tjetër është më e dobishme dhe e përjetshme.
إِنَّ هَٰذَا لَفِي الصُّحُفِ الْأُولَىٰ {١٨} 18. Vërtet, kjo (këshillë) gjendej edhe në broshurat e para:
صُحُفِ إِبْرَاهِيمَ وَمُوسَىٰ {١٩} 19. Në broshurat e Ibrahimit dhe të Musait.
Al-Qur'an Today @2006