سورةالبروج {٨٥} 85. AL-BURUUJ
وَالسَّمَاءِ ذَاتِ الْبُرُوجِ {١} 1. Betohem në qiellin e stolisur me hyllsi,
وَالْيَوْمِ الْمَوْعُودِ {٢} 2. dhe në Ditën e premtuar (Kijametit),
وَشَاهِدٍ وَمَشْهُودٍ {٣} 3. dhe në dëshmitarët, si dhe në atë që do të dëshmohet (atë ditë),
قُتِلَ أَصْحَابُ الْأُخْدُودِ {٤} 4. mallkuar qofshin ata ë kanë hapur hendeqe,
النَّارِ ذَاتِ الْوَقُودِ {٥} 5. dhe që i mbushën me zjarr, me gjithëfarë lënëdësh djegëse,
إِذْ هُمْ عَلَيْهَا قُعُودٌ {٦} 6. (mallkuar qofshin ata) kur u ulën pranë tij
وَهُمْ عَلَىٰ مَا يَفْعَلُونَ بِالْمُؤْمِنِينَ شُهُودٌ {٧} 7. dhe ishin prezent të asaj (që u bënë besimtarëve)!
وَمَا نَقَمُوا مِنْهُمْ إِلَّا أَنْ يُؤْمِنُوا بِاللَّهِ الْعَزِيزِ الْحَمِيدِ {٨} 8. E, (jobesimtarët) i munduan ata vetëm pse i besuan Zotit të Plotëfuqishëm dhe Falenderues,
الَّذِي لَهُ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۚ وَاللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدٌ {٩} 9. pushteti i të cilit shtrihet në qiej dhe në Tokë, - e Perëndia është Dëshmitar i çdo gjëje.
إِنَّ الَّذِينَ فَتَنُوا الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ ثُمَّ لَمْ يَتُوبُوا فَلَهُمْ عَذَابُ جَهَنَّمَ وَلَهُمْ عَذَابُ الْحَرِيقِ {١٠} 10. Pa dyshim, ata që i torturojnë besimtarët dhe besimtaret e që (pastaj) nuk pendohen – i pret dënimi i skëterrës dhe (për ta ka) dënim zjarri,
إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَهُمْ جَنَّاتٌ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ ۚ ذَٰلِكَ الْفَوْزُ الْكَبِيرُ {١١} 11. e, me të vërtetë, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira – për ta ka kopshte të xhennetit, nëpër të cilët rrjedhin lumenjtë; - e ky është sukses i madh.
إِنَّ بَطْشَ رَبِّكَ لَشَدِيدٌ {١٢} 12. Me të vërtetë, ndëshkimi i Zotit tënd, është i ashpër!
إِنَّهُ هُوَ يُبْدِئُ وَيُعِيدُ {١٣} 13. Me të vërtetë, Ai krijon prej kurrgjëje dhe përsëri i kthen (ps vdekjes – i ringjallë);
وَهُوَ الْغَفُورُ الْوَدُودُ {١٤} 14. Ai është falës dhe plot dashuri,
ذُو الْعَرْشِ الْمَجِيدُ {١٥} 15. Zot i Arshit (fronit) të Madhërueshëm,
فَعَّالٌ لِمَا يُرِيدُ {١٦} 16. Ai punon çka të dojë.
هَلْ أَتَاكَ حَدِيثُ الْجُنُودِ {١٧} 17. A ka arritur te ti lajmi për ushtritë
فِرْعَوْنَ وَثَمُودَ {١٨} 18. e Faraonit dhe Themudit?
بَلِ الَّذِينَ كَفَرُوا فِي تَكْذِيبٍ {١٩} 19. Por, jobesimtarët – gjithmonë mohojnë,
وَاللَّهُ مِنْ وَرَائِهِمْ مُحِيطٌ {٢٠} 20. e Perëndia (i Plotëfuqishëm), i përfshinë të gjithë,
بَلْ هُوَ قُرْآنٌ مَجِيدٌ {٢١} 21. ky Kur’an – (që e mohonin ata), është Kur’ani i madhërueshëm,
فِي لَوْحٍ مَحْفُوظٍ {٢٢} 22. i shkruar në Levhi Mahfudh (në pllakën e ruajtur me kujdes).
Al-Qur'an Today @2006