سورةالانشقاق {٨٤} 84. AL-INSYIQAAQ
إِذَا السَّمَاءُ انْشَقَّتْ {١} 1. Kur të pëlcet qielli.
وَأَذِنَتْ لِرَبِّهَا وَحُقَّتْ {٢} 2. T’i bindet urdhërit të Zotit të vet, ashtu si takoi.
وَإِذَا الْأَرْضُ مُدَّتْ {٣} 3. Dhe kur toka të shtrihet në gjerësinë e saj.
وَأَلْقَتْ مَا فِيهَا وَتَخَلَّتْ {٤} 4. E të nxjerr çka ka brenda e të çlirohet,
وَأَذِنَتْ لِرَبِّهَا وَحُقَّتْ {٥} 5. Dhe t’i bindet Zotit të saj, ashtu si takoi.
يَا أَيُّهَا الْإِنْسَانُ إِنَّكَ كَادِحٌ إِلَىٰ رَبِّكَ كَدْحًا فَمُلَاقِيهِ {٦} 6. O ti njeri, vërtet ti përpiqesh me një përpjekje të madhe që çon te Zoti yt, e atë (përpjekje) do ta gjesh.
فَأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ بِيَمِينِهِ {٧} 7. E përsa i përket atij që libri i vet i jepet nga e djathta,
فَسَوْفَ يُحَاسَبُ حِسَابًا يَسِيرًا {٨} 8. Ai do të llogaritet me një llogari të lehtë,
وَيَنْقَلِبُ إِلَىٰ أَهْلِهِ مَسْرُورًا {٩} 9. Do të kthehet te familja e vet i gëzuar.
وَأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ وَرَاءَ ظَهْرِهِ {١٠} 10. E përsa i përket atij që libri i vet i jepet pas shpinës,
فَسَوْفَ يَدْعُو ثُبُورًا {١١} 11. Ai do t’i ndjellë vetes shkatërrim,
وَيَصْلَىٰ سَعِيرًا {١٢} 12. Dhe do të hyjë në zjarr të ndezur fort.
إِنَّهُ كَانَ فِي أَهْلِهِ مَسْرُورًا {١٣} 13. Ai ka qenë i gëzuar në familjen e vet,
إِنَّهُ ظَنَّ أَنْ لَنْ يَحُورَ {١٤} 14. Dhe ka menduar se nuk ka për t’u kthyer.
بَلَىٰ إِنَّ رَبَّهُ كَانَ بِهِ بَصِيرًا {١٥} 15. Po, se, vërtet Zoti i tij gjithnjë e ka parë atë.
فَلَا أُقْسِمُ بِالشَّفَقِ {١٦} 16. Betohem në kuqërrimin e horizontit pas perëndimit,
وَاللَّيْلِ وَمَا وَسَقَ {١٧} 17. Dhe në natën dhe çka ajo tubon,
وَالْقَمَرِ إِذَا اتَّسَقَ {١٨} 18. Dhe në hënën kur ajo është e plotë.
لَتَرْكَبُنَّ طَبَقًا عَنْ طَبَقٍ {١٩} 19. Ju patjetër do të përjetoni gjendje pas gjendjeje.
فَمَا لَهُمْ لَا يُؤْمِنُونَ {٢٠} 20. E, çka kanë ata që nuk besojnë?
وَإِذَا قُرِئَ عَلَيْهِمُ الْقُرْآنُ لَا يَسْجُدُونَ ۩ {٢١} 21. Dhe kur u lexohet atyre Kur’ani, nuk përulen (nuk bien në sexhde)?
بَلِ الَّذِينَ كَفَرُوا يُكَذِّبُونَ {٢٢} 22. Përkundrazi, ata që nuk besuan edhe përgënjeshtrojnë?
وَاللَّهُ أَعْلَمُ بِمَا يُوعُونَ {٢٣} 23. E All-llahu e di më së miri se çka mbajnë fshehtë ata!
فَبَشِّرْهُمْ بِعَذَابٍ أَلِيمٍ {٢٤} 24. Lajmëroji, pra me një dënim të dhembshëm.
إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَهُمْ أَجْرٌ غَيْرُ مَمْنُونٍ {٢٥} 25. Me përjashtim të atyre që besuan e bënë vepra të mira, të cilët kanë shpërblim të vazhdueshëm!
Al-Qur'an Today @2006