سورةالمطففين {٨٣} 83. AL-MUTAFFIFIIN
وَيْلٌ لِلْمُطَفِّفِينَ {١} 1. Mjer për ata që kur masin – mungojnë,
الَّذِينَ إِذَا اكْتَالُوا عَلَى النَّاسِ يَسْتَوْفُونَ {٢} 2. të cilët e marrin masën e plotë kur është e marrin vetveten,
وَإِذَا كَالُوهُمْ أَوْ وَزَنُوهُمْ يُخْسِرُونَ {٣} 3. e, kur t’iu masin të tjerëve me litër ose me kandar – ju pakësojnë.
أَلَا يَظُنُّ أُولَٰئِكَ أَنَّهُمْ مَبْعُوثُونَ {٤} 4. A nuk mendojnë ata se do të ringjallen
لِيَوْمٍ عَظِيمٍ {٥} 5. në një Ditë të madhe (të Kijametit),
يَوْمَ يَقُومُ النَّاسُ لِرَبِّ الْعَالَمِينَ {٦} 6. atë Ditë kur njerëzit do të dalin para Zotit të gjithësisë!
كَلَّا إِنَّ كِتَابَ الْفُجَّارِ لَفِي سِجِّينٍ {٧} 7. Po, po, me të vërtetë, Libri i mëkatarëve është në Sixh-xhin,
وَمَا أَدْرَاكَ مَا سِجِّينٌ {٨} 8. e, ata e di ti se ç’është Sixh-xhin?
كِتَابٌ مَرْقُومٌ {٩} 9. (Ai është) Libri i shkruar!
وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِلْمُكَذِّبِينَ {١٠} 10. Mjer atë ditë për përgënjeshtarët,
الَّذِينَ يُكَذِّبُونَ بِيَوْمِ الدِّينِ {١١} 11. që kanë mohuar Ditën e Kijametit –
وَمَا يُكَذِّبُ بِهِ إِلَّا كُلُّ مُعْتَدٍ أَثِيمٍ {١٢} 12. e atë, e mohon vetëm kundërvajtësi, mëkatari (i madh),
إِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِ آيَاتُنَا قَالَ أَسَاطِيرُ الْأَوَّلِينَ {١٣} 13. i cili, kur i janë lexuar ajetet Tona, ka thënë: “Trillime të popujve të lashtë!”
كَلَّا ۖ بَلْ ۜ رَانَ عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ مَا كَانُوا يَكْسِبُونَ {١٤} 14. E, nuk është ashtu! Por, veprat e tyre (të këqia) i kanë ndryshkur zemrat e tyre (i kanë nxirë).
كَلَّا إِنَّهُمْ عَنْ رَبِّهِمْ يَوْمَئِذٍ لَمَحْجُوبُونَ {١٥} 15. Jo, jo, atë ditë, me të vërtetë, ata do të jenë të penguar që ta shohin Zotin e tyre,
ثُمَّ إِنَّهُمْ لَصَالُو الْجَحِيمِ {١٦} 16. pastaj, me siguri, do të hyjnë në skëterrë,
ثُمَّ يُقَالُ هَٰذَا الَّذِي كُنْتُمْ بِهِ تُكَذِّبُونَ {١٧} 17. e do t’ju thuhet (nga engjëjt e skëterrës): “Qe, kjo është ajo që e keni mohuar!”
كَلَّا إِنَّ كِتَابَ الْأَبْرَارِ لَفِي عِلِّيِّينَ {١٨} 18. Po, po, me të vërtetë, Libri i të ndershmëve është në Il-lijjin,
وَمَا أَدْرَاكَ مَا عِلِّيُّونَ {١٩} 19. E, a e di ti se ç’është Il-lijjin?
كِتَابٌ مَرْقُومٌ {٢٠} 20. Ai është Libri i shkruar
يَشْهَدُهُ الْمُقَرَّبُونَ {٢١} 21. që e dëshmojnë të afërmit (engjëjt) e Perëndisë.
إِنَّ الْأَبْرَارَ لَفِي نَعِيمٍ {٢٢} 22. Me të vërtetë, të mirët (njerëz) do të gjenden në xhennet,
عَلَى الْأَرَائِكِ يَنْظُرُونَ {٢٣} 23. e nga divanet – kanapet do të shikojnë,
تَعْرِفُ فِي وُجُوهِهِمْ نَضْرَةَ النَّعِيمِ {٢٤} 24. në fytyrat e tyre do të njohësh freskinë e begative,
يُسْقَوْنَ مِنْ رَحِيقٍ مَخْتُومٍ {٢٥} 25. atyre do t’u jepet të pinë nga pijet e mbyllura (të ruajtura),
خِتَامُهُ مِسْكٌ ۚ وَفِي ذَٰلِكَ فَلْيَتَنَافَسِ الْمُتَنَافِسُونَ {٢٦} 26. vula e të cilave është misk (parfem), - dhe për këtë, le të bëjnë gara garuesit! –
وَمِزَاجُهُ مِنْ تَسْنِيمٍ {٢٧} 27. (pija) do të jetë e përzier me ujin e Tesnimit,
عَيْنًا يَشْرَبُ بِهَا الْمُقَرَّبُونَ {٢٨} 28. nga burimi i të cilit do të pinë të afërmit e Perëndisë (të mirët).
إِنَّ الَّذِينَ أَجْرَمُوا كَانُوا مِنَ الَّذِينَ آمَنُوا يَضْحَكُونَ {٢٩} 29. Me të vërtetë, mëkatarët qeshnin (në jetën e kësaj bote), me ata që besonin;
وَإِذَا مَرُّوا بِهِمْ يَتَغَامَزُونَ {٣٠} 30. kur kalonin pranë tyre, njëri-tjetrit ia bënin me sy,
وَإِذَا انْقَلَبُوا إِلَىٰ أَهْلِهِمُ انْقَلَبُوا فَكِهِينَ {٣١} 31. e kur ktheheshin te familjet e tyre, ata argëtoheshin në formë tallëse (me besimtarët);
وَإِذَا رَأَوْهُمْ قَالُوا إِنَّ هَٰؤُلَاءِ لَضَالُّونَ {٣٢} 32. ata (mëkatarët), kur i shihnin (besimtarët), thonin: “Këta, me të vërtetë, janë të humbur”, -
وَمَا أُرْسِلُوا عَلَيْهِمْ حَافِظِينَ {٣٣} 33. e, ata nuk janë dërguar për kujdestarë të tyre (besimtarëve).
فَالْيَوْمَ الَّذِينَ آمَنُوا مِنَ الْكُفَّارِ يَضْحَكُونَ {٣٤} 34. Sot, ata që kanë besuar, do t’i përqeshin mohuesit,
عَلَى الْأَرَائِكِ يَنْظُرُونَ {٣٥} 35. e, nga divanet (kanapet) do të shikojnë
هَلْ ثُوِّبَ الْكُفَّارُ مَا كَانُوا يَفْعَلُونَ {٣٦} 36. a janë shpërblyer meritueshëm mohuesit, për veprat që kanë punuar?! (Po).
Al-Qur'an Today @2006