سورةالمعارج {٧٠} 70. AL-MA´AARIJ
سَأَلَ سَائِلٌ بِعَذَابٍ وَاقِعٍ {١} 1. Një lutës e kerkoi dënimin e pashmangshëm,
لِلْكَافِرِينَ لَيْسَ لَهُ دَافِعٌ {٢} 2. për jobesimtarët. Atë (dënim) s’ka kush që mund ta ndalë.
مِنَ اللَّهِ ذِي الْمَعَارِجِ {٣} 3. Ai dënim vjen nga All-llahu, pronari ishkallëve të larta (në qiej).
تَعْرُجُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ إِلَيْهِ فِي يَوْمٍ كَانَ مِقْدَارُهُ خَمْسِينَ أَلْفَ سَنَةٍ {٤} 4. Atje ngjiten engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjatë pesëdhjetë mijë vjet (ose lartësia e atyre shkallëve është pesëdhjetë mijë vjet).
فَاصْبِرْ صَبْرًا جَمِيلًا {٥} 5. Ti, pra, duro me një durim pa ankesë (të mirë).
إِنَّهُمْ يَرَوْنَهُ بَعِيدًا {٦} 6. Atyre u duket ai larg,
وَنَرَاهُ قَرِيبًا {٧} 7. Kurse Neve ai na duket afër.
يَوْمَ تَكُونُ السَّمَاءُ كَالْمُهْلِ {٨} 8. Dita kur qielli të bëhet si kallaji i shkrirë.
وَتَكُونُ الْجِبَالُ كَالْعِهْنِ {٩} 9. Kodrat të bëhen si leshi i lënurur.
وَلَا يَسْأَلُ حَمِيمٌ حَمِيمًا {١٠} 10. Dhe asnjë mik nuk pyet për mikun.
يُبَصَّرُونَهُمْ ۚ يَوَدُّ الْمُجْرِمُ لَوْ يَفْتَدِي مِنْ عَذَابِ يَوْمِئِذٍ بِبَنِيهِ {١١} 11. Edhe pse ata shihen ndërmjet vete (edhe njihen, por ikin prej njëri-tjetrit). Krimineli dëshiron sikur të kishte paguar dënimin e asaj dite me bijtë e vet.
وَصَاحِبَتِهِ وَأَخِيهِ {١٢} 12. Dhe me gruan e vet dhe me vëllain e vet.
وَفَصِيلَتِهِ الَّتِي تُؤْوِيهِ {١٣} 13. Edhe me të afërmit e tij që ai te ata mbështetej.
وَمَنْ فِي الْأَرْضِ جَمِيعًا ثُمَّ يُنْجِيهِ {١٤} 14. Edhe me krejt çka ka në tokë, e vetëm të kishte shpëtuar!
كَلَّا ۖ إِنَّهَا لَظَىٰ {١٥} 15. Jo, kurrsesi, ajo (para) është Ledhdha - flaka (emër i Xhehennemit).
نَزَّاعَةً لِلشَّوَىٰ {١٦} 16. Është që heq kapakët e kokës.
تَدْعُو مَنْ أَدْبَرَ وَتَوَلَّىٰ {١٧} 17. Që e thërret (tërheq prej vetes) atë që është zbbrapsur e larguar (prej besimit).
وَجَمَعَ فَأَوْعَىٰ {١٨} 18. Dhe që ka tubuar (pasuri) dhe e ka ruajtur (fshehur).
إِنَّ الْإِنْسَانَ خُلِقَ هَلُوعًا {١٩} 19. Është e vërtetë se njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm.
إِذَا مَسَّهُ الشَّرُّ جَزُوعًا {٢٠} 20. Pse kur e godit ndonjë e keqe, ai ankohet së tepërmi.
وَإِذَا مَسَّهُ الْخَيْرُ مَنُوعًا {٢١} 21. Ndërkaq, kur e gjen e mira, ai bëhet tepër koprac.
إِلَّا الْمُصَلِّينَ {٢٢} 22. Përveç atyre që falen,
الَّذِينَ هُمْ عَلَىٰ صَلَاتِهِمْ دَائِمُونَ {٢٣} 23. të cilët janë të rregullt në faljen e namazit të tyre.
وَالَّذِينَ فِي أَمْوَالِهِمْ حَقٌّ مَعْلُومٌ {٢٤} 24. Dhe ata që në pasurinë e vet kanë ndarë në një pjesë të caktuar.
لِلسَّائِلِ وَالْمَحْرُومِ {٢٥} 25. Për lypësin dhe për nevojtarin që nuk lyp.
وَالَّذِينَ يُصَدِّقُونَ بِيَوْمِ الدِّينِ {٢٦} 26. Edhe ata që e besojnë bindshëm ditën e gjykimit.
وَالَّذِينَ هُمْ مِنْ عَذَابِ رَبِّهِمْ مُشْفِقُونَ {٢٧} 27. Edhe ata që i frikësohen dënimit nga Zoti i tyre.
إِنَّ عَذَابَ رَبِّهِمْ غَيْرُ مَأْمُونٍ {٢٨} 28. Sepse është e vërtetë që nuk ka shpëtim prej dënimit nga Zoti i tyre.
وَالَّذِينَ هُمْ لِفُرُوجِهِمْ حَافِظُونَ {٢٩} 29. Edhe ata që janë ruajtur prej punëve të ndyra (amorale).
إِلَّا عَلَىٰ أَزْوَاجِهِمْ أَوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُهُمْ فَإِنَّهُمْ غَيْرُ مَلُومِينَ {٣٠} 30. Me përjashtim ndaj grave të veta dhe ndaj robëreshave që i kanë në posedim, ata nuk qortohen për to.
فَمَنِ ابْتَغَىٰ وَرَاءَ ذَٰلِكَ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الْعَادُونَ {٣١} 31. E kush kërkon përveç tyre, të tillët janë të shfrenuar (meritojnë dënim).
وَالَّذِينَ هُمْ لِأَمَانَاتِهِمْ وَعَهْدِهِمْ رَاعُونَ {٣٢} 32. Edhe ata që janë besnikë ndaj amanetit që u është besuar dhe ndaj premtimit të dhënë.
وَالَّذِينَ هُمْ بِشَهَادَاتِهِمْ قَائِمُونَ {٣٣} 33. Edhe ata që dëshminë e vet e zbatojnë (nuk e mohojnë, nuk e fshehin).
وَالَّذِينَ هُمْ عَلَىٰ صَلَاتِهِمْ يُحَافِظُونَ {٣٤} 34. Edhe ata që janë të kujdesshëm ndaj rregullave të namazit të tyre.
أُولَٰئِكَ فِي جَنَّاتٍ مُكْرَمُونَ {٣٥} 35. Të tillët janë në Xhennete dhe janë të nderuar.
فَمَالِ الَّذِينَ كَفَرُوا قِبَلَكَ مُهْطِعِينَ {٣٦} 36. ç’është me ata që nuk besuan dhe zgjasin qafat nga ti?
عَنِ الْيَمِينِ وَعَنِ الشِّمَالِ عِزِينَ {٣٧} 37. Ulën në grupe në të djathtë e në të majtë teje?
أَيَطْمَعُ كُلُّ امْرِئٍ مِنْهُمْ أَنْ يُدْخَلَ جَنَّةَ نَعِيمٍ {٣٨} 38. A dëshiron secili prej tyre të hyjë në Xhennetin r begatshëm?
كَلَّا ۖ إِنَّا خَلَقْنَاهُمْ مِمَّا يَعْلَمُونَ {٣٩} 39. Kurrsesi! Ne i krijuam ata nga ajo çka ata e dinë.
فَلَا أُقْسِمُ بِرَبِّ الْمَشَارِقِ وَالْمَغَارِبِ إِنَّا لَقَادِرُونَ {٤٠} 40. Pra betohem në Zotin e lindjeve e të perëndimeve, se Ne kemi fuqi.
عَلَىٰ أَنْ نُبَدِّلَ خَيْرًا مِنْهُمْ وَمَا نَحْنُ بِمَسْبُوقِينَ {٤١} 41. të zëvendësojmë me më të mirë se ata dhe Ne nuk mund të na dalë kush para.
فَذَرْهُمْ يَخُوضُوا وَيَلْعَبُوا حَتَّىٰ يُلَاقُوا يَوْمَهُمُ الَّذِي يُوعَدُونَ {٤٢} 42. Po ti lëri ata të zhyten edhe më thellë në të kota dhe të dëfrehen deri që të ballafaqohen në ditën e tyre që po u premtohet.
يَوْمَ يَخْرُجُونَ مِنَ الْأَجْدَاثِ سِرَاعًا كَأَنَّهُمْ إِلَىٰ نُصُبٍ يُوفِضُونَ {٤٣} 43. Ditën kur duke u ngutur dalin prej varreve, sikur nguteshin te idhujt,
خَاشِعَةً أَبْصَارُهُمْ تَرْهَقُهُمْ ذِلَّةٌ ۚ ذَٰلِكَ الْيَوْمُ الَّذِي كَانُوا يُوعَدُونَ {٤٤} 44. Me shikimet e tyre të përulura i ka kapluar poshtërimi. Ajo është dita që ka qenë premtuar.
Al-Qur'an Today @2006