سورةالمعارج {٧٠} 70. AL-MA´AARIJ
سَأَلَ سَائِلٌ بِعَذَابٍ وَاقِعٍ {١} 1. Një kurreshtar ka pyetur për dënimin që do të ngjajë,
لِلْكَافِرِينَ لَيْسَ لَهُ دَافِعٌ {٢} 2. ndaj jobesimtarëve, - për të cilin dënim s’ka pengues,
مِنَ اللَّهِ ذِي الْمَعَارِجِ {٣} 3. (ai dënim është) prej Perëndisë, Zotit të shkallëve të larta (të mirësisë),
تَعْرُجُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ إِلَيْهِ فِي يَوْمٍ كَانَ مِقْدَارُهُ خَمْسِينَ أَلْفَ سَنَةٍ {٤} 4. ngjiten (hipin) tek Ai engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili) në një ditë që zgjatë sa pesëdhjetë mijë vjet (sipas llogarisë së kohës sonë në Tokë),
فَاصْبِرْ صَبْرًا جَمِيلًا {٥} 5. andaj, bëhu i durueshëm, me durim të bukur.
إِنَّهُمْ يَرَوْنَهُ بَعِيدًا {٦} 6. Ata, me të vërtetë, (dënimin) e mendojnë të largët (të pamundshëm),
وَنَرَاهُ قَرِيبًا {٧} 7. kurse Ne, e dimë të afërt,
يَوْمَ تَكُونُ السَّمَاءُ كَالْمُهْلِ {٨} 8. atë Ditë kur qielli do të bëhet si llom i vajit,
وَتَكُونُ الْجِبَالُ كَالْعِهْنِ {٩} 9. e malet do të bëhen si lesh (i shprishur) llojlloj ngjyrash;
وَلَا يَسْأَلُ حَمِيمٌ حَمِيمًا {١٠} 10. kur i afërmi nuk pyet asgjë për të afërmin,
يُبَصَّرُونَهُمْ ۚ يَوَدُّ الْمُجْرِمُ لَوْ يَفْتَدِي مِنْ عَذَابِ يَوْمِئِذٍ بِبَنِيهِ {١١} 11. e, njëri-tjetrin do ta shohin. Atëherë, fajtori, dëshiron të paguajë dënimin e asaj Dite me djemtë e vet,
وَصَاحِبَتِهِ وَأَخِيهِ {١٢} 12. me gruan e vet dhe vëllain e vet,
وَفَصِيلَتِهِ الَّتِي تُؤْوِيهِ {١٣} 13. dhe me farefisin e tij të ngushtë,
وَمَنْ فِي الْأَرْضِ جَمِيعًا ثُمَّ يُنْجِيهِ {١٤} 14. si dhe me të gjithë ata që gjenden në faqe të Tokës – vetëm për të shpëtuar.
كَلَّا ۖ إِنَّهَا لَظَىٰ {١٥} 15. Jo, kurrsesi! Ai është zjarri,
نَزَّاعَةً لِلشَّوَىٰ {١٦} 16. që duke e kapur për kokë,
تَدْعُو مَنْ أَدْبَرَ وَتَوَلَّىٰ {١٧} 17. e tërheq kah veti atë (njeri) që ia ka kthyer shpinën dhe i është shmangur të vërtetës!
وَجَمَعَ فَأَوْعَىٰ {١٨} 18. Dhe ka grumbulluar (pasuri) dhe ka depozituar (duke mos dhënë asgjë).
إِنَّ الْإِنْسَانَ خُلِقَ هَلُوعًا {١٩} 19. Njeriu, me të vërtetë, është krijuar lakmus vetjak:
إِذَا مَسَّهُ الشَّرُّ جَزُوعًا {٢٠} 20. kur e goditë e liga – dëshpërohet
وَإِذَا مَسَّهُ الْخَيْرُ مَنُوعًا {٢١} 21. e kur t’i bie e mira – bëhet koprrac (nuk jep – refuzon),
إِلَّا الْمُصَلِّينَ {٢٢} 22. pos besimtarëve,
الَّذِينَ هُمْ عَلَىٰ صَلَاتِهِمْ دَائِمُونَ {٢٣} 23. të cilët në lutjet e veta (namaz) janë të qëndrueshëm;
وَالَّذِينَ فِي أَمْوَالِهِمْ حَقٌّ مَعْلُومٌ {٢٤} 24. dhe që në pasurinë e tyre ka të caktuar një pjesë,
لِلسَّائِلِ وَالْمَحْرُومِ {٢٥} 25. për lypësin dhe për të varfërin (që nuk e zgjatë dorën),
وَالَّذِينَ يُصَدِّقُونَ بِيَوْمِ الدِّينِ {٢٦} 26. dhe ata që besojnë Ditën e Kijametit
وَالَّذِينَ هُمْ مِنْ عَذَابِ رَبِّهِمْ مُشْفِقُونَ {٢٧} 27. dhe ata që druajnë nga dënimi i Zotit të tyre, -
إِنَّ عَذَابَ رَبِّهِمْ غَيْرُ مَأْمُونٍ {٢٨} 28. e, me të vërtetë, (askush) nuk është i sigurtë prej dënimit të Zotit të vet –
وَالَّذِينَ هُمْ لِفُرُوجِهِمْ حَافِظُونَ {٢٩} 29. dhe ata që i ruajnë pjesët e turpshme të organizmit të vet,
إِلَّا عَلَىٰ أَزْوَاجِهِمْ أَوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُهُمْ فَإِنَّهُمْ غَيْرُ مَلُومِينَ {٣٠} 30. përveç ndaj bashkëshorteve të tyre dhe ato që i kanë në pronësi – at,a me të vërtetë, nuk meritojnë qortim, -
فَمَنِ ابْتَغَىٰ وَرَاءَ ذَٰلِكَ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الْعَادُونَ {٣١} 31. e kush kërkon jashtë këtyre caqeve, është kundërvajtës,
وَالَّذِينَ هُمْ لِأَمَانَاتِهِمْ وَعَهْدِهِمْ رَاعُونَ {٣٢} 32. edhe ata që i ruajnë amanetet dhe i plotësojnë obligimet e tyre,
وَالَّذِينَ هُمْ بِشَهَادَاتِهِمْ قَائِمُونَ {٣٣} 33. edhe ata që dëshminë e tyre e zbatojnë
وَالَّذِينَ هُمْ عَلَىٰ صَلَاتِهِمْ يُحَافِظُونَ {٣٤} 34. edhe ata të cilët e kryejnë namazin (në kohën) e rregullt,
أُولَٰئِكَ فِي جَنَّاتٍ مُكْرَمُونَ {٣٥} 35. ata në kopshtie të xhennetit do të nderohen.
فَمَالِ الَّذِينَ كَفَرُوا قِبَلَكَ مُهْطِعِينَ {٣٦} 36. Përse jobesimtarët nxitojnë kah ti;
عَنِ الْيَمِينِ وَعَنِ الشِّمَالِ عِزِينَ {٣٧} 37. djathtas e majtas, tuba-tuba?!
أَيَطْمَعُ كُلُّ امْرِئٍ مِنْهُمْ أَنْ يُدْخَلَ جَنَّةَ نَعِيمٍ {٣٨} 38. E që çdonjëri prej tyre dëshiron të hyjë në xhennetin e dhuntive (pa merita)? –
كَلَّا ۖ إِنَّا خَلَقْنَاهُمْ مِمَّا يَعْلَمُونَ {٣٩} 39. Kurrsesi! Ne, me të vërtetë, i kemi krijuar ata, prej asaj që e dinë!
فَلَا أُقْسِمُ بِرَبِّ الْمَشَارِقِ وَالْمَغَارِبِ إِنَّا لَقَادِرُونَ {٤٠} 40. Dhe, Unë betohem me Zotin e lindjes dhe të perëndimit, që ne mundemi
عَلَىٰ أَنْ نُبَدِّلَ خَيْرًا مِنْهُمْ وَمَا نَحْنُ بِمَسْبُوقِينَ {٤١} 41. t’i ndërrojmë ata me më të mirë prej tyre dhe Ne nuk jeni të penguar.
فَذَرْهُمْ يَخُوضُوا وَيَلْعَبُوا حَتَّىٰ يُلَاقُوا يَوْمَهُمُ الَّذِي يُوعَدُونَ {٤٢} 42. Andaj, lëri ti ata le të zbaviten me gjëra të kota dhe të luajnë përderisa të hasin në Ditën e tyre të caktuar,
يَوْمَ يَخْرُجُونَ مِنَ الْأَجْدَاثِ سِرَاعًا كَأَنَّهُمْ إِلَىٰ نُصُبٍ يُوفِضُونَ {٤٣} 43. Dita në të cilën dalin nga varrezat duke vrapuar, thuajse po nxitojnë te idolet e tyre,
خَاشِعَةً أَبْصَارُهُمْ تَرْهَقُهُمْ ذِلَّةٌ ۚ ذَٰلِكَ الْيَوْمُ الَّذِي كَانُوا يُوعَدُونَ {٤٤} 44. me sy të varur që i ka kapluar poshtërimi. Ajo është Dita që u është premtuar atyre!
Al-Qur'an Today @2006