سورةالقلم {٦٨} 68. AL-QALAM
ن ۚ وَالْقَلَمِ وَمَا يَسْطُرُونَ {١} 1. Nûn. Pasha pendën dhe në atë që shkruajnë ata,
مَا أَنْتَ بِنِعْمَةِ رَبِّكَ بِمَجْنُونٍ {٢} 2. ti, me dhuntinë e Zotit tënd, nuk je i marrë;
وَإِنَّ لَكَ لَأَجْرًا غَيْرَ مَمْنُونٍ {٣} 3. ti, me të vërtetë, do të jesh përherë i shpërblyer
وَإِنَّكَ لَعَلَىٰ خُلُقٍ عَظِيمٍ {٤} 4. dhe, me të vërtetë, ti je me virtyte të mëdha
فَسَتُبْصِرُ وَيُبْصِرُونَ {٥} 5. dhe, ti do të shohësh, por edhe ata (jobesimtarët) do të shohin,
بِأَيْيِكُمُ الْمَفْتُونُ {٦} 6. kush nga ju është i marrë.
إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعْلَمُ بِمَنْ ضَلَّ عَنْ سَبِيلِهِ وَهُوَ أَعْلَمُ بِالْمُهْتَدِينَ {٧} 7. Zoti yt e di më së miri për atë që e ka devijuar rrugën e tij dhe Ai i di mirë ata që janë në rrugën e drejtë.
فَلَا تُطِعِ الْمُكَذِّبِينَ {٨} 8. Andaj, mos ju përul ti atyre që përgënjeshtrojnë.
وَدُّوا لَوْ تُدْهِنُ فَيُدْهِنُونَ {٩} 9. Ata dëshirojnë që ti të bësh lëshime, e të bëjnë (lëshime) edhe ata,
وَلَا تُطِعْ كُلَّ حَلَّافٍ مَهِينٍ {١٠} 10. dhe mos ju përul ti atyre që betohen (rrejshëm), e që janë të poshtër,
هَمَّازٍ مَشَّاءٍ بِنَمِيمٍ {١١} 11. lajkatarit dhe atë që transmeton fjalët për të keq;
مَنَّاعٍ لِلْخَيْرِ مُعْتَدٍ أَثِيمٍ {١٢} 12. penguesin e të mirav,e kundërvajtësin e mëkatarin e madh;
عُتُلٍّ بَعْدَ ذَٰلِكَ زَنِيمٍ {١٣} 13. të ashpërit dhe pos kësaj edhe kopil, -
أَنْ كَانَ ذَا مَالٍ وَبَنِينَ {١٤} 14. (mos ju përul ti) për shkak se është i pasur dhe ka shumë djemë,
إِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِ آيَاتُنَا قَالَ أَسَاطِيرُ الْأَوَّلِينَ {١٥} 15. i cili kur t’i lexohen ajetet Tona (Kur’ani), thotë: “Këto janë vetëm përralla të (popujve të) lashtë!”
سَنَسِمُهُ عَلَى الْخُرْطُومِ {١٦} 16. Na (së shpejti), do t’ia damkosim hundën atij!
إِنَّا بَلَوْنَاهُمْ كَمَا بَلَوْنَا أَصْحَابَ الْجَنَّةِ إِذْ أَقْسَمُوا لَيَصْرِمُنَّهَا مُصْبِحِينَ {١٧} 17. Na, do t’i provojmë ata (jobesimtaët), sikundër që i kemi provuar pronarët e kopshtit, të cilët ishin betuar se në mëngjes do t’i marrin frutet;
وَلَا يَسْتَثْنُونَ {١٨} 18. e nuk patën thënë: “Nëse do Zoti!”
فَطَافَ عَلَيْهَا طَائِفٌ مِنْ رَبِّكَ وَهُمْ نَائِمُونَ {١٩} 19. Dhe, e goditi atë (kopshtin) një fatkeqësi nga Zoti yt, derisa ata flinin
فَأَصْبَحَتْ كَالصَّرِيمِ {٢٠} 20. dhe ai (kopshti) gëdhiu i shkretëruar.
فَتَنَادَوْا مُصْبِحِينَ {٢١} 21. Kurse, në agim, ata, e thirrën njëri-tjetrin:
أَنِ اغْدُوا عَلَىٰ حَرْثِكُمْ إِنْ كُنْتُمْ صَارِمِينَ {٢٢} 22. “Nxitoni herët në kopshtin tuaj, nëe doni t’i tuboni frutet!”
فَانْطَلَقُوا وَهُمْ يَتَخَافَتُونَ {٢٣} 23. Dhe at au nisën duke biseduar qetësisht:
أَنْ لَا يَدْخُلَنَّهَا الْيَوْمَ عَلَيْكُمْ مِسْكِينٌ {٢٤} 24. “Mos të lejojmë që të paraqitet asnjë i vobektë në kopshtin tonë!”
وَغَدَوْا عَلَىٰ حَرْدٍ قَادِرِينَ {٢٥} 25. Dhe, ata u nisën herët, të bindur se do të mund t’i pengojnë ata (të vobektit),
فَلَمَّا رَأَوْهَا قَالُوا إِنَّا لَضَالُّونَ {٢٦} 26. e kur e panë (kopshtin e shkretëruar), ata thanë: “Na, me të vërtetë, qenkemi të humbur;
بَلْ نَحْنُ مَحْرُومُونَ {٢٧} 27. por, jo, jo, - krejt paskemi mbaruar!”
قَالَ أَوْسَطُهُمْ أَلَمْ أَقُلْ لَكُمْ لَوْلَا تُسَبِّحُونَ {٢٨} 28. Njëri më i arsyeshëm, prej tyre tha: “A nuk ju thashë unë se duhet ta kujtoni Perëndinë!”
قَالُوا سُبْحَانَ رَبِّنَا إِنَّا كُنَّا ظَالِمِينَ {٢٩} 29. “Lavdëruar qoftë Zoti ynë!” – thanë. Na, me të vërtetë, paskemi qentë të padrejtë!”
فَأَقْبَلَ بَعْضُهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ يَتَلَاوَمُونَ {٣٠} 30. Dhe, atëherë filluan ta qortojnë njëri-tjetrin.
قَالُوا يَا وَيْلَنَا إِنَّا كُنَّا طَاغِينَ {٣١} 31. “Sa keq për ne!” thanë ata – ne, me të vërtetë, paskemi qenë të egërsuar;
عَسَىٰ رَبُّنَا أَنْ يُبْدِلَنَا خَيْرًا مِنْهَا إِنَّا إِلَىٰ رَبِّنَا رَاغِبُونَ {٣٢} 32. Zoti ynë mund të na japë edhe më të mirë se këtë; me të vërtetë, ne mbështetemi te Zoti ynë!”
كَذَٰلِكَ الْعَذَابُ ۖ وَلَعَذَابُ الْآخِرَةِ أَكْبَرُ ۚ لَوْ كَانُوا يَعْلَمُونَ {٣٣} 33. I tillë ka qenë dënimi, e dënimi në jetën tjetër është më i madh, nëse e dinë!
إِنَّ لِلْمُتَّقِينَ عِنْدَ رَبِّهِمْ جَنَّاتِ النَّعِيمِ {٣٤} 34. Për ata që i druajnë Perëndisë, te Perëndia do të ketë kopshte të dhuntisë, -
أَفَنَجْعَلُ الْمُسْلِمِينَ كَالْمُجْرِمِينَ {٣٥} 35. Vallë, a do t’i barazojmë muslimanët me njerëzit e këqinj?! –
مَا لَكُمْ كَيْفَ تَحْكُمُونَ {٣٦} 36. Çka keni ju, si gjykoni ju?!
أَمْ لَكُمْ كِتَابٌ فِيهِ تَدْرُسُونَ {٣٧} 37. A keni ju ndonjë libër, në të cilin lexoni
إِنَّ لَكُمْ فِيهِ لَمَا تَخَيَّرُونَ {٣٨} 38. se do të keni atë që e zgjedhni ju?
أَمْ لَكُمْ أَيْمَانٌ عَلَيْنَا بَالِغَةٌ إِلَىٰ يَوْمِ الْقِيَامَةِ ۙ إِنَّ لَكُمْ لَمَا تَحْكُمُونَ {٣٩} 39. Apo, a ka për ju betime të mëdha, që do të vlejnë deri në Ditën e Kijametit, e që do ta keni atë çka e keni caktuar.
سَلْهُمْ أَيُّهُمْ بِذَٰلِكَ زَعِيمٌ {٤٠} 40. Pyeti ata – kush është garantues për këtë.
أَمْ لَهُمْ شُرَكَاءُ فَلْيَأْتُوا بِشُرَكَائِهِمْ إِنْ كَانُوا صَادِقِينَ {٤١} 41. Ose, a kanë ata bashkëpunëtorë në këtë. E, le t’i sjellin ata bashkëpunëtorët e tyre, nëse flasin të vërtetën.
يَوْمَ يُكْشَفُ عَنْ سَاقٍ وَيُدْعَوْنَ إِلَى السُّجُودِ فَلَا يَسْتَطِيعُونَ {٤٢} 42. (Kujtoju) Ditën e vështirë, kur zbulohen të gjitha dhe ata ftohen (thirrën) që të përulen në tokë (në sexhde), e nuk munden (nuk do të kenë fuqi),
خَاشِعَةً أَبْصَارُهُمْ تَرْهَقُهُمْ ذِلَّةٌ ۖ وَقَدْ كَانُوا يُدْعَوْنَ إِلَى السُّجُودِ وَهُمْ سَالِمُونَ {٤٣} 43. (ata do të jenë) me sy ulur dhe krejtësisht të poshtëruar, - e, me të vërtetë, kanë qenë të ftuar në përulje (sexhde), derisa qenë gjallë dhe shëndoshë.
فَذَرْنِي وَمَنْ يُكَذِّبُ بِهَٰذَا الْحَدِيثِ ۖ سَنَسْتَدْرِجُهُمْ مِنْ حَيْثُ لَا يَعْلَمُونَ {٤٤} 44. Prandaj, më lë ti Mua, (Unë) do t’i dënoj ata që e mohojnë këtë Thënie (Kur’anin), Ne ata gradualisht do t’i mashtrojmë (për dënim) në mënyrë të panjohur
وَأُمْلِي لَهُمْ ۚ إِنَّ كَيْدِي مَتِينٌ {٤٥} 45. dhe u japim atyre afat, se, me të vërtetë, mashtrimi Im është i fortë!
أَمْ تَسْأَلُهُمْ أَجْرًا فَهُمْ مِنْ مَغْرَمٍ مُثْقَلُونَ {٤٦} 46. A po kërkon ti shpërblim nga ata, e ata janë të rënduar nga borxhet?
أَمْ عِنْدَهُمُ الْغَيْبُ فَهُمْ يَكْتُبُونَ {٤٧} 47. E, a ka tek ata dijeni të fshehtë, e ata po i përshkruajnë ato?
فَاصْبِرْ لِحُكْمِ رَبِّكَ وَلَا تَكُنْ كَصَاحِبِ الْحُوتِ إِذْ نَادَىٰ وَهُوَ مَكْظُومٌ {٤٨} 48. Duro ti për gjykimin e Zotit tënd dhe mos u bën si peshkatari (Junusi), kur iu lut Zotit të vet, e ai (Junusi) ishte i hidhëruar,
لَوْلَا أَنْ تَدَارَكَهُ نِعْمَةٌ مِنْ رَبِّهِ لَنُبِذَ بِالْعَرَاءِ وَهُوَ مَذْمُومٌ {٤٩} 49. dhe, sikur mos ta arrinte atë mirësi prej Perëndisë, ai do të hudhej në një shkretëtirë e do të ishte i qortuar,
فَاجْتَبَاهُ رَبُّهُ فَجَعَلَهُ مِنَ الصَّالِحِينَ {٥٠} 50. por, Zoti i tij e ka zgjedhur dhe e ka bërë atë në grupin e njerëzve të mirë.
وَإِنْ يَكَادُ الَّذِينَ كَفَرُوا لَيُزْلِقُونَكَ بِأَبْصَارِهِمْ لَمَّا سَمِعُوا الذِّكْرَ وَيَقُولُونَ إِنَّهُ لَمَجْنُونٌ {٥١} 51. Pothuajse, me të vërtetë, jobesimtarët duan të të rrëzojnë me shikim kur dëgjojnë Kur’anin, duke thënë: “Ai, në të vërtetë, është i marrë!”
وَمَا هُوَ إِلَّا ذِكْرٌ لِلْعَالَمِينَ {٥٢} 52. E, ai (Kur’ani), është këshillë për tërë botën!
Al-Qur'an Today @2006