 |
| يُسَبِّحُ لِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ الْمَلِكِ الْقُدُّوسِ الْعَزِيزِ الْحَكِيمِ {١} |
1. Çka ka në qiej dhe çka ka në Tokë e falenderojnë Perëndinë, Sunduesin absolut, të pastër (prej të gjitha të metave), të Plotëfuqishëm dhe të Gjithëdijshëm. |
| هُوَ الَّذِي بَعَثَ فِي الْأُمِّيِّينَ رَسُولًا مِنْهُمْ يَتْلُو عَلَيْهِمْ آيَاتِهِ وَيُزَكِّيهِمْ وَيُعَلِّمُهُمُ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَإِنْ كَانُوا مِنْ قَبْلُ لَفِي ضَلَالٍ مُبِينٍ {٢} |
2. Perëndia është Ai, që ju ka dërguar të pa arsimuarve një Profet nga mesi i tyre, që ua ka lexuar ajetet e Kur’anit dhe i ka pastruar (nga gjendjet e gabuara), ua ka mësuar Librin (Kur’anin) dhe urtinë (dijeninë e thellë), meqë, ata më parë, në të vërtetë, kanë qenë në humbje të plotë, |
| وَآخَرِينَ مِنْهُمْ لَمَّا يَلْحَقُوا بِهِمْ ۚ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ {٣} |
3. edhe të tjerëve nga ata, të cilët ende nuk u janë bashkuar – Ai (Perëndia), është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. |
| ذَٰلِكَ فَضْلُ اللَّهِ يُؤْتِيهِ مَنْ يَشَاءُ ۚ وَاللَّهُ ذُو الْفَضْلِ الْعَظِيمِ {٤} |
4. Kjo është dhuntia e Perëndisë, të cilën Ai ia jep kujt të dojë, e dhuntia e Perëndisë është e madhe. |
| مَثَلُ الَّذِينَ حُمِّلُوا التَّوْرَاةَ ثُمَّ لَمْ يَحْمِلُوهَا كَمَثَلِ الْحِمَارِ يَحْمِلُ أَسْفَارًا ۚ بِئْسَ مَثَلُ الْقَوْمِ الَّذِينَ كَذَّبُوا بِآيَاتِ اللَّهِ ۚ وَاللَّهُ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ {٥} |
5. Shembulli i atyr që janë obliguar me Teurat e pastaj nuk e kanë zbatuar, i shembëllen gomarit që i bartë librat (por pa dobi). E, sa të këqinj janë ata, të cilët i mohojnë argumentet e Perëndisë! E, Perëndia, nuk e orienton në rrugën e drejtë atë popull që është dhunues (zullumqar). |
| قُلْ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ هَادُوا إِنْ زَعَمْتُمْ أَنَّكُمْ أَوْلِيَاءُ لِلَّهِ مِنْ دُونِ النَّاسِ فَتَمَنَّوُا الْمَوْتَ إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ {٦} |
6. Thuaj: “O Hebrenj (Çifutë), nëse ju pohoni se jeni të vetmit njerëz të dashur të Perëndisë, atëhrë dëshiroie vdekjen, nëse jeni të sinqertë”. |
| وَلَا يَتَمَنَّوْنَهُ أَبَدًا بِمَا قَدَّمَتْ أَيْدِيهِمْ ۚ وَاللَّهُ عَلِيمٌ بِالظَّالِمِينَ {٧} |
7. Ata kurrë nuk e dëshirojnë vdekjen për shkak të veprave që kanë punuar; e Perëndia i njeh mirë zullumqarët. |
| قُلْ إِنَّ الْمَوْتَ الَّذِي تَفِرُّونَ مِنْهُ فَإِنَّهُ مُلَاقِيكُمْ ۖ ثُمَّ تُرَدُّونَ إِلَىٰ عَالِمِ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ فَيُنَبِّئُكُمْ بِمَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ {٨} |
8. Thuaj: “Vdekjes së cilës po i ikni ju, ajo do t’ju arrijë. Pastaj, ju do të ktheheni tek Ai, që i di gjërat e dukshme dhe të padukshme, dhe Ai do t’u informojë juve për atë që keni punuar”. |
| يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا نُودِيَ لِلصَّلَاةِ مِنْ يَوْمِ الْجُمُعَةِ فَاسْعَوْا إِلَىٰ ذِكْرِ اللَّهِ وَذَرُوا الْبَيْعَ ۚ ذَٰلِكُمْ خَيْرٌ لَكُمْ إِنْ كُنْتُمْ تَعْلَمُونَ {٩} |
9. O besimtarë, kur të thirreni për lutje ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Perëndinë (namazi i xhumasë) dhe pezulloni shitblerjen; kjo është më mirë për ju, nëse e dini! |
| فَإِذَا قُضِيَتِ الصَّلَاةُ فَانْتَشِرُوا فِي الْأَرْضِ وَابْتَغُوا مِنْ فَضْلِ اللَّهِ وَاذْكُرُوا اللَّهَ كَثِيرًا لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ {١٠} |
10. E kur të përfundojë namazi, atëherë shpërndahuni nëpër tokë dhe kërkoni nga begatitë e Perëndisë dhe përmendeni shumë Perëndinë, për të arritur shpëtimin. |
| وَإِذَا رَأَوْا تِجَارَةً أَوْ لَهْوًا انْفَضُّوا إِلَيْهَا وَتَرَكُوكَ قَائِمًا ۚ قُلْ مَا عِنْدَ اللَّهِ خَيْرٌ مِنَ اللَّهْوِ وَمِنَ التِّجَارَةِ ۚ وَاللَّهُ خَيْرُ الرَّازِقِينَ {١١} |
11. Mirëpo, kur ata shohin ndonjë tregti ose lojë, shkojnë tek ajo e të lënë ty të qëndrosh (vetëm). Thuaj: “Ajo që është te Perëndia – është më e mirë nga ahengu e nga tregtia”. – E Perëndia është furnizuesi më i mirë. |
 |