سورةالقمر {٥٤} 54. AL-QAMAR
اقْتَرَبَتِ السَّاعَةُ وَانْشَقَّ الْقَمَرُ {١} 1. U afrua Çasti (Dita e Kijametit) dhe u ça Hëna!
وَإِنْ يَرَوْا آيَةً يُعْرِضُوا وَيَقُولُوا سِحْرٌ مُسْتَمِرٌّ {٢} 2. E ata, sa herë shohin mrekulli, kthehen dhe thonë: “Magji e përhershme!”
وَكَذَّبُوا وَاتَّبَعُوا أَهْوَاءَهُمْ ۚ وَكُلُّ أَمْرٍ مُسْتَقِرٌّ {٣} 3. Ata e përgënjeshtrojnë (të vërtetën) dhe pasojnë kënaqësitë e tyre, e çdo gjë, madje, është e caktuar.
وَلَقَدْ جَاءَهُمْ مِنَ الْأَنْبَاءِ مَا فِيهِ مُزْدَجَرٌ {٤} 4. Dhe, u patën ardhë atyre, me të vërtetë, lajme të cilat shpiejnë frikë,
حِكْمَةٌ بَالِغَةٌ ۖ فَمَا تُغْنِ النُّذُرُ {٥} 5. (Kur’ani është) dijeni e përsosur – por paralajmërimi nuk u bëri dobi,
فَتَوَلَّ عَنْهُمْ ۘ يَوْمَ يَدْعُ الدَّاعِ إِلَىٰ شَيْءٍ نُكُرٍ {٦} 6. andaj, shmangu prej tyre! Në Ditën kur do t’i thërret ta kasneci (ftuesi) në diçka të tmerrshme –
خُشَّعًا أَبْصَارُهُمْ يَخْرُجُونَ مِنَ الْأَجْدَاثِ كَأَنَّهُمْ جَرَادٌ مُنْتَشِرٌ {٧} 7. ata, me sy të përulur dalin nga varret, thua se janë karkaleca të shpërndarë,
مُهْطِعِينَ إِلَى الدَّاعِ ۖ يَقُولُ الْكَافِرُونَ هَٰذَا يَوْمٌ عَسِرٌ {٨} 8. duke shpejtuar kah kasneci, e atëherë thonë mohuesit: “Kjo është ditë e vështirë!”
كَذَّبَتْ قَبْلَهُمْ قَوْمُ نُوحٍ فَكَذَّبُوا عَبْدَنَا وَقَالُوا مَجْنُونٌ وَازْدُجِرَ {٩} 9. Para tyre (mekkasve) ka përgënjeshtruar populli i Nuhut: mohonin robin Tonë (Nuhun) dhe thonin: “I çmendur!” – dhe e pengonin (në tregimin e Shpalljes).
فَدَعَا رَبَّهُ أَنِّي مَغْلُوبٌ فَانْتَصِرْ {١٠} 10. Dhe, iu lut Zotit të vet: “Unë jam i mundur (prej popullit tim), andaj Më ndihmo!”
فَفَتَحْنَا أَبْوَابَ السَّمَاءِ بِمَاءٍ مُنْهَمِرٍ {١١} 11. Dhe, Ne ia kemi hapur dyert e qiellit me ujë (shi) të rrëmbyeshëm,
وَفَجَّرْنَا الْأَرْضَ عُيُونًا فَالْتَقَى الْمَاءُ عَلَىٰ أَمْرٍ قَدْ قُدِرَ {١٢} 12. dhe, i kemi hapur burimet e tokës, e u takuan ujërat për një veprim që ka qenë i caktuar.
وَحَمَلْنَاهُ عَلَىٰ ذَاتِ أَلْوَاحٍ وَدُسُرٍ {١٣} 13. E, atë e bartëm (në barkën) prej dërrasave dhe gozhdave
تَجْرِي بِأَعْيُنِنَا جَزَاءً لِمَنْ كَانَ كُفِرَ {١٤} 14. e cila lundronte nën kujdesin Tonë, - ky ishte shpërblim për atë që ishte i përgënjeshtruar.
وَلَقَدْ تَرَكْنَاهَا آيَةً فَهَلْ مِنْ مُدَّكِرٍ {١٥} 15. Dhe, Ne atë e kemi lënë si dokument, e a ka kush që këshillohet (me të)?
فَكَيْفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ {١٦} 16. dhe, çfarë ka qenë dënimi Im dhe paralajmërimet e Mia?!
وَلَقَدْ يَسَّرْنَا الْقُرْآنَ لِلذِّكْرِ فَهَلْ مِنْ مُدَّكِرٍ {١٧} 17. Në të vërtetë, Ne Kur’anin e kemi bërë të lehtë për këshillim, – e a ka kush që këshillohet (me të)?
كَذَّبَتْ عَادٌ فَكَيْفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ {١٨} 18. Dhe, Adi ka përgënjeshtruar (të vërtetën), - e çfarë ka qenë dënimi Im dhe paralajmërimet e Mia?!
إِنَّا أَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ رِيحًا صَرْصَرًا فِي يَوْمِ نَحْسٍ مُسْتَمِرٍّ {١٩} 19. Ne u dërguam atyre në një ditë fatkeqe frymë të stuhieshme – të pandërprerë –
تَنْزِعُ النَّاسَ كَأَنَّهُمْ أَعْجَازُ نَخْلٍ مُنْقَعِرٍ {٢٠} 20. e cila i nxirrte njerëzit (prej strehimeve të tyre), thuase të ishin rrënjë të shkulura të hurmeve,
فَكَيْفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ {٢١} 21. e, çfarë ka qenë dënimi Im dhe paralajmërimet e Mia?!
وَلَقَدْ يَسَّرْنَا الْقُرْآنَ لِلذِّكْرِ فَهَلْ مِنْ مُدَّكِرٍ {٢٢} 22. Në të vërtetë, Ne, Kur’anin e kemi bërë të lehtë për këshillim, - e a ka kush që këshillohet (me të)?
كَذَّبَتْ ثَمُودُ بِالنُّذُرِ {٢٣} 23. Dhe Themudi i përgënjeshtroi paralajmëruesit Tonë –
فَقَالُوا أَبَشَرًا مِنَّا وَاحِدًا نَتَّبِعُهُ إِنَّا إِذًا لَفِي ضَلَالٍ وَسُعُرٍ {٢٤} 24. ata thanë: “Vallë, a ta pasojmë një njeri nga mesi ynë?! Atëherë, ne, me të vërtetë, do të ishim në rrugë të humbur dhe të çmendur.
أَأُلْقِيَ الذِّكْرُ عَلَيْهِ مِنْ بَيْنِنَا بَلْ هُوَ كَذَّابٌ أَشِرٌ {٢٥} 25. Vallë, në mesin (e sa) prej nesh, t’i dërgohet Shpallja atij?! Jo, ai është gënjeshtar mendjemadh!”
سَيَعْلَمُونَ غَدًا مَنِ الْكَذَّابُ الْأَشِرُ {٢٦} 26. Nesër (së shpejti), do ta dinë ata se kush është gënjeshtari mendjemadh!
إِنَّا مُرْسِلُو النَّاقَةِ فِتْنَةً لَهُمْ فَارْتَقِبْهُمْ وَاصْطَبِرْ {٢٧} 27. Ne, do ta dërgojmë devën për t’i sprovuar, andaj priti ti ata dhe bëhu i durueshëm.
وَنَبِّئْهُمْ أَنَّ الْمَاءَ قِسْمَةٌ بَيْنَهُمْ ۖ كُلُّ شِرْبٍ مُحْتَضَرٌ {٢٨} 28. Dhe, lajmëroi ata se uji do të ndahet në mes tyre e devës, në çdo racion (shujtë) do të jetë prezent (ai që e ka rendin)!
فَنَادَوْا صَاحِبَهُمْ فَتَعَاطَىٰ فَعَقَرَ {٢٩} 29. Ata e thirrën shokun e tyre, e ai mori guximin dhe e preu atë (devën) –
فَكَيْفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ {٣٠} 30. e, çfarë ka qenë dënimi Im dhe paralajmërimet e Mia?!
إِنَّا أَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ صَيْحَةً وَاحِدَةً فَكَانُوا كَهَشِيمِ الْمُحْتَظِرِ {٣١} 31. Ne e dërguam te ta një ulurimë e ata u bënë si sana e copëtuar në pleme,
وَلَقَدْ يَسَّرْنَا الْقُرْآنَ لِلذِّكْرِ فَهَلْ مِنْ مُدَّكِرٍ {٣٢} 32. në të vërtetë, Ne Kur’anin e kemi bërë të lehtë (të kuptueshëm) pë këshillim, e a ka kush që këshillohet (me të)?
كَذَّبَتْ قَوْمُ لُوطٍ بِالنُّذُرِ {٣٣} 33. Edhe populli i Lutit i ka përgënjeshtruar paralajmërimet.
إِنَّا أَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ حَاصِبًا إِلَّا آلَ لُوطٍ ۖ نَجَّيْنَاهُمْ بِسَحَرٍ {٣٤} 34. Ne, me të vërtetë, e kemi dërguar një fortunë mbi ta, pos në familjen e Lutit, këtë e shpëtuam në agim,
نِعْمَةً مِنْ عِنْدِنَا ۚ كَذَٰلِكَ نَجْزِي مَنْ شَكَرَ {٣٥} 35. nga dhuntia Jonë. Ja, kështu Ne i shpërblejmë ata që falenderojnë.
وَلَقَدْ أَنْذَرَهُمْ بَطْشَتَنَا فَتَمَارَوْا بِالنُّذُرِ {٣٦} 36. Me të vërtetë, ai (Luti) i paralajmëroi ata me fuqinë e dënimit Tonë, e ata polemizuan duke i mohuar paralajmërimet.
وَلَقَدْ رَاوَدُوهُ عَنْ ضَيْفِهِ فَطَمَسْنَا أَعْيُنَهُمْ فَذُوقُوا عَذَابِي وَنُذُرِ {٣٧} 37. At aprej tij i kërkuan mysafirët e tij, e Ne ua fshimë sytë atyre (i verbuam): “Shijoni dënimin Tim dhe paralajmërimin Tim!”
وَلَقَدْ صَبَّحَهُمْ بُكْرَةً عَذَابٌ مُسْتَقِرٌّ {٣٨} 38. E, të nesërmen në mëngjes, ata i goditi dënimi i përhershëm.
فَذُوقُوا عَذَابِي وَنُذُرِ {٣٩} 39. “Shijoni dënimin Tim dhe paralajmërimin Tim!”
وَلَقَدْ يَسَّرْنَا الْقُرْآنَ لِلذِّكْرِ فَهَلْ مِنْ مُدَّكِرٍ {٤٠} 40. Me të vërtetë, Ne Kur’anin e kemi bërë të lehtë për (ta mësuar përmendësh) këshillim, e a ka kush që këshillohet (me të)?
وَلَقَدْ جَاءَ آلَ فِرْعَوْنَ النُّذُرُ {٤١} 41. Edhe njerëzve të Faraonit u patën ardhur paralajmërimet,
كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا كُلِّهَا فَأَخَذْنَاهُمْ أَخْذَ عَزِيزٍ مُقْتَدِرٍ {٤٢} 42. por ata i mohuan të gjitha argumentet Tona, andaj Ne i dënuam ata, ashtu siç dënon i Plotëfuqishmi dhe i Plotëpushtetshmi.
أَكُفَّارُكُمْ خَيْرٌ مِنْ أُولَٰئِكُمْ أَمْ لَكُمْ بَرَاءَةٌ فِي الزُّبُرِ {٤٣} 43. A mos vallë mohuesit tuaj (Mekkasit) janë më të mirë se ata (që u përmendën), apo ju keni ndonjë dekret në librat e shpallur?
أَمْ يَقُولُونَ نَحْنُ جَمِيعٌ مُنْتَصِرٌ {٤٤} 44. Apo, ata thonë: “Ne jemi grup i pathyeshëm!”
سَيُهْزَمُ الْجَمْعُ وَيُوَلُّونَ الدُّبُرَ {٤٥} 45. Së shpejti do të thyhet grupi dhe me të vërtetë, mëkatarët do të jenë të humbur dhe në zjarr (në jetën tjetër) është më i tmerrshëm dhe më i idhët (se dënimi në këtë botë).
بَلِ السَّاعَةُ مَوْعِدُهُمْ وَالسَّاعَةُ أَدْهَىٰ وَأَمَرُّ {٤٦} 46. ,
إِنَّ الْمُجْرِمِينَ فِي ضَلَالٍ وَسُعُرٍ {٤٧} 47. Me të vërtetë, mëkatarët do të jenë të humbur dhe në zjarr (në jetën tjetër).
يَوْمَ يُسْحَبُونَ فِي النَّارِ عَلَىٰ وُجُوهِهِمْ ذُوقُوا مَسَّ سَقَرَ {٤٨} 48. Ditën që do të tërhiqen (me forcë) fytyrat e tyre në zjarr (e ju thuhet): “Shijoni zjarrin e xhehennemit!”
إِنَّا كُلَّ شَيْءٍ خَلَقْنَاهُ بِقَدَرٍ {٤٩} 49. Ne, me të vërtetë, të gjitha i kemi krijuar sipas dispozitës,
وَمَا أَمْرُنَا إِلَّا وَاحِدَةٌ كَلَمْحٍ بِالْبَصَرِ {٥٠} 50. Urdhëri Ynë është vetëm një fjalë (në kryerjen e punëve – i shpejtë) sa çel e mbyllë sytë.
وَلَقَدْ أَهْلَكْنَا أَشْيَاعَكُمْ فَهَلْ مِنْ مُدَّكِرٍ {٥١} 51. E, Ne, madje i kemi shkatërruar të ngjashmit me ju, - e a ka kush që këshillohet (me të)?!
وَكُلُّ شَيْءٍ فَعَلُوهُ فِي الزُّبُرِ {٥٢} 52. E, çkado që punojnë, ato janë në librat (e veprave të njerëzve)
وَكُلُّ صَغِيرٍ وَكَبِيرٍ مُسْتَطَرٌ {٥٣} 53. të gjitha, të mëdha dhe të vogla, janë shënuar në rreshta.
إِنَّ الْمُتَّقِينَ فِي جَنَّاتٍ وَنَهَرٍ {٥٤} 54. Ata që i druajnë Perëndisë me të vërtetë, do të jenë në kopshtet e xhennetit dhe pranë lumenjve
فِي مَقْعَدِ صِدْقٍ عِنْدَ مَلِيكٍ مُقْتَدِرٍ {٥٥} 55. në vendin e kënaqësisë, te Sunduesi i Plotëfuqishëm.
Al-Qur'an Today @2006