سورةالطور {٥٢} 52. AT-TUUR
وَالطُّورِ {١} 1. Pasha Turin.
وَكِتَابٍ مَسْطُورٍ {٢} 2. Dhe librin e shkruar në rreshta.
فِي رَقٍّ مَنْشُورٍ {٣} 3. Në lëkurë të shtrirë.
وَالْبَيْتِ الْمَعْمُورِ {٤} 4. Pasha shtëpinë (Qaben) e vizituar (ose Bejti Mamurin në qiell).
وَالسَّقْفِ الْمَرْفُوعِ {٥} 5. Pasha kulmin e ngritur (qiellin).
وَالْبَحْرِ الْمَسْجُورِ {٦} 6. Pasha detin e mbushur (ose detin e ndezur flakë në kijamet).
إِنَّ عَذَابَ رَبِّكَ لَوَاقِعٌ {٧} 7. Është e vërtetë se dënimi i Zotit tënd patjetër do të ndodhë.
مَا لَهُ مِنْ دَافِعٍ {٨} 8. Atë nuk ka kush që mund ta largojë.
يَوْمَ تَمُورُ السَّمَاءُ مَوْرًا {٩} 9. Ditën kur qielli bën një tronditje të fortë.
وَتَسِيرُ الْجِبَالُ سَيْرًا {١٠} 10. Dhe kodrat të shkulen nga vendi e të ecin.
فَوَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِلْمُكَذِّبِينَ {١١} 11. Atë ditë është mjerim i madh për përgënjeshtarët.
الَّذِينَ هُمْ فِي خَوْضٍ يَلْعَبُونَ {١٢} 12. Të cilët luajnë të zhytur në besime të kota.
يَوْمَ يُدَعُّونَ إِلَىٰ نَارِ جَهَنَّمَ دَعًّا {١٣} 13. Ditën kur me rrëmbim shtyhen në zjarrin e xhehennemit.
هَٰذِهِ النَّارُ الَّتِي كُنْتُمْ بِهَا تُكَذِّبُونَ {١٤} 14. Ky është ai zjarr, që ju e keni përgënjeshtruar.
أَفَسِحْرٌ هَٰذَا أَمْ أَنْتُمْ لَا تُبْصِرُونَ {١٥} 15. A mos është kjo ndonjë magji, apo ju nuk po shihni (jeni verbëruar siç u verbëruat nga e vërteta në Dunja).
اصْلَوْهَا فَاصْبِرُوا أَوْ لَا تَصْبِرُوا سَوَاءٌ عَلَيْكُمْ ۖ إِنَّمَا تُجْزَوْنَ مَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ {١٦} 16. Hyni në të! Për juve është njësoj, bëtë durim ose nuk bëtë. Shpërbleheni vetëm me atë që me veprat tuaja e merituat.
إِنَّ الْمُتَّقِينَ فِي جَنَّاتٍ وَنَعِيمٍ {١٧} 17. Ata të devotshmit janë në kopshte e në begati.
فَاكِهِينَ بِمَا آتَاهُمْ رَبُّهُمْ وَوَقَاهُمْ رَبُّهُمْ عَذَابَ الْجَحِيمِ {١٨} 18. Të kënaqur me atë që ua dha Zoti i tyre dhe që i ruajti Zoti i tyre nga vuajtja e xhehennemit.
كُلُوا وَاشْرَبُوا هَنِيئًا بِمَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ {١٩} 19. (U thuhet) Me të mirë hani e pini, për atë që vepruat mirë.
مُتَّكِئِينَ عَلَىٰ سُرُرٍ مَصْفُوفَةٍ ۖ وَزَوَّجْنَاهُمْ بِحُورٍ عِينٍ {٢٠} 20. Ata janë të mbështetur në kolltukë të renditur dhe Ne u shoqëruam atyre hyri symëdha.
وَالَّذِينَ آمَنُوا وَاتَّبَعَتْهُمْ ذُرِّيَّتُهُمْ بِإِيمَانٍ أَلْحَقْنَا بِهِمْ ذُرِّيَّتَهُمْ وَمَا أَلَتْنَاهُمْ مِنْ عَمَلِهِمْ مِنْ شَيْءٍ ۚ كُلُّ امْرِئٍ بِمَا كَسَبَ رَهِينٌ {٢١} 21. E ata që vetë besuan, e edhe pasardhësit e tyre ishin me besim, Ne atyre do t´ua shoqërojmë pasardhësit e tyre dhe asgjë nuk u pakësojmë nga veprat e tyre (prindërve). Secili njeri është peng i asaj që ka punuar.
وَأَمْدَدْنَاهُمْ بِفَاكِهَةٍ وَلَحْمٍ مِمَّا يَشْتَهُونَ {٢٢} 22. Ne atyre ua shtojmë të mirat me pemë e me mish që ata e dëshirojnë.
يَتَنَازَعُونَ فِيهَا كَأْسًا لَا لَغْوٌ فِيهَا وَلَا تَأْثِيمٌ {٢٣} 23. Aty njëri-tjetrit ia zgjasin gotën, aty nuk ka fjalë të kota e as mëkat.
وَيَطُوفُ عَلَيْهِمْ غِلْمَانٌ لَهُمْ كَأَنَّهُمْ لُؤْلُؤٌ مَكْنُونٌ {٢٤} 24. Në mesin e tyre qarkullojnë shërbëtoret si të ishin margaritarë të ruajtur.
وَأَقْبَلَ بَعْضُهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ يَتَسَاءَلُونَ {٢٥} 25. Dhe njëri-tjetrit i qasen duke u pyetur (për punët e tyre në Dunja).
قَالُوا إِنَّا كُنَّا قَبْلُ فِي أَهْلِنَا مُشْفِقِينَ {٢٦} 26. (Këta) Thonë: "Ne edhe kur ishim në familjet tona, ishim ata që frikësoheshim.
فَمَنَّ اللَّهُ عَلَيْنَا وَوَقَانَا عَذَابَ السَّمُومِ {٢٧} 27. E All-llahu na dhuroi të mira dhe na ruajti prej dënimit të erës (flakës) së nxehtë të zjarrit.
إِنَّا كُنَّا مِنْ قَبْلُ نَدْعُوهُ ۖ إِنَّهُ هُوَ الْبَرُّ الرَّحِيمُ {٢٨} 28. Ne më parë ishim ndër ata që e lutëm Atë, e Ai është bamirës, mëshirues".
فَذَكِّرْ فَمَا أَنْتَ بِنِعْمَتِ رَبِّكَ بِكَاهِنٍ وَلَا مَجْنُونٍ {٢٩} 29. Pra ti përkujto (me Kur´an) se me dhuntinë e Zotit tënd ti nuk je as falltor, as i çmendur.
أَمْ يَقُولُونَ شَاعِرٌ نَتَرَبَّصُ بِهِ رَيْبَ الْمَنُونِ {٣٠} 30. E ata thonë: "Ai është poet, po presim kohën ta zhdukë".
قُلْ تَرَبَّصُوا فَإِنِّي مَعَكُمْ مِنَ الْمُتَرَبِّصِينَ {٣١} 31. Thuaj: "Pritni, se edhe unë do të pres me ju".
أَمْ تَأْمُرُهُمْ أَحْلَامُهُمْ بِهَٰذَا ۚ أَمْ هُمْ قَوْمٌ طَاغُونَ {٣٢} 32. A mendjet (iluzionet) e tyre po u urdhërojnë për këtë, apo ata janë popull renegat?
أَمْ يَقُولُونَ تَقَوَّلَهُ ۚ بَلْ لَا يُؤْمِنُونَ {٣٣} 33. A mos ata thonë: "Ai (Muhammedi) e trilloi!" Jo, por ata nuk besojnë.
فَلْيَأْتُوا بِحَدِيثٍ مِثْلِهِ إِنْ كَانُوا صَادِقِينَ {٣٤} 34. Pra, nëse ata janë të drejtë le ta sjellin një ligjërim si ai.
أَمْ خُلِقُوا مِنْ غَيْرِ شَيْءٍ أَمْ هُمُ الْخَالِقُونَ {٣٥} 35. A mos u krijuam prej kurrgjësë, apo ata vetë janë krijues?
أَمْ خَلَقُوا السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ ۚ بَلْ لَا يُوقِنُونَ {٣٦} 36. A mos ata i krijuan qiejt e tokën, jo, por ata nuk janë të bindur.
أَمْ عِنْدَهُمْ خَزَائِنُ رَبِّكَ أَمْ هُمُ الْمُصَيْطِرُونَ {٣٧} 37. A mos te ata janë depot e Zotit tënd, apo ata i mbizotërojnë?
أَمْ لَهُمْ سُلَّمٌ يَسْتَمِعُونَ فِيهِ ۖ فَلْيَأْتِ مُسْتَمِعُهُمْ بِسُلْطَانٍ مُبِينٍ {٣٨} 38. A mos kanë ata shkallë të larta që në to të përgjojnë? Pra, përgjuesit e tyre le të sjellin fakt të sigurt!
أَمْ لَهُ الْبَنَاتُ وَلَكُمُ الْبَنُونَ {٣٩} 39. A mos vajzat janë të Atij, kurse djemtë tuaj?
أَمْ تَسْأَلُهُمْ أَجْرًا فَهُمْ مِنْ مَغْرَمٍ مُثْقَلُونَ {٤٠} 40. A mos ti u kërkon atyre shpërblim, e ata janë të ngarkuar nga tagri?
أَمْ عِنْدَهُمُ الْغَيْبُ فَهُمْ يَكْتُبُونَ {٤١} 41. A mos te ata janë fshehtësitë, e ata i shkruajnë?
أَمْ يُرِيدُونَ كَيْدًا ۖ فَالَّذِينَ كَفَرُوا هُمُ الْمَكِيدُونَ {٤٢} 42. A mos po të kurdisin ndonjë kurth, po ata që nuk besuan bijnë vetë në kurth.
أَمْ لَهُمْ إِلَٰهٌ غَيْرُ اللَّهِ ۚ سُبْحَانَ اللَّهِ عَمَّا يُشْرِكُونَ {٤٣} 43. A mos kanë ata ndonjë zot pos All-llahut? I lartë është All-llahu nga ai që ata i shoqërojnë.
وَإِنْ يَرَوْا كِسْفًا مِنَ السَّمَاءِ سَاقِطًا يَقُولُوا سَحَابٌ مَرْكُومٌ {٤٤} 44. Edhe sikur ta shihnin që u bie nga qielli ndonjë copë, ata do të thoshin: "Është re e dendur!"
فَذَرْهُمْ حَتَّىٰ يُلَاقُوا يَوْمَهُمُ الَّذِي فِيهِ يُصْعَقُونَ {٤٥} 45. Po ti lëri ata derisa të ballafaqohen në ditën e tyre, kur do të shtangen.
يَوْمَ لَا يُغْنِي عَنْهُمْ كَيْدُهُمْ شَيْئًا وَلَا هُمْ يُنْصَرُونَ {٤٦} 46. Ditën kur dredhia e tyre nuk do t´u bëjë dobi asgjë e as që do të ndihmohen.
وَإِنَّ لِلَّذِينَ ظَلَمُوا عَذَابًا دُونَ ذَٰلِكَ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ {٤٧} 47. Është e vërtetë se ata që bënë zullum, kanë një dënim më të afërt se sa ai (i kijametit), por pjesa dërrmuese e tyre nuk e dinë.
وَاصْبِرْ لِحُكْمِ رَبِّكَ فَإِنَّكَ بِأَعْيُنِنَا ۖ وَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ حِينَ تَقُومُ {٤٨} 48. Ti bën durim në vendimin e Zotit tënd, se ti je nën mbikëqyrjen Tonë dhe kur të ngrihesh madhëroje me falënderim Zotin tënd!
وَمِنَ اللَّيْلِ فَسَبِّحْهُ وَإِدْبَارَ النُّجُومِ {٤٩} 49. Edhe gjatë natës adhuroje Atë, si dhe kur yjet nuk duken më.
Al-Qur'an Today @2006