 |
| كهيعص {١} |
1. Kâf, Hâ, Jâ, Ajín, Sád. |
| ذِكْرُ رَحْمَتِ رَبِّكَ عَبْدَهُ زَكَرِيَّا {٢} |
2. (Ky është) tregimi mbi mëshirën e Zotit tënd ndaj robit të Tij – Zekerijjas. |
| إِذْ نَادَىٰ رَبَّهُ نِدَاءً خَفِيًّا {٣} |
3. Kur ai e thirri (e luti) Zotin e vet me lutje të fshehtë |
| قَالَ رَبِّ إِنِّي وَهَنَ الْعَظْمُ مِنِّي وَاشْتَعَلَ الرَّأْسُ شَيْبًا وَلَمْ أَكُنْ بِدُعَائِكَ رَبِّ شَقِيًّا {٤} |
4. dhe tha: “O Zoti im, me të vërtetë, më janë dobësuar eshtrat, e koka më është zbardhur nga pleqëria. E, lutja ime Ty, nuk ka mbetë kurrë pa u pranuar. |
| وَإِنِّي خِفْتُ الْمَوَالِيَ مِنْ وَرَائِي وَكَانَتِ امْرَأَتِي عَاقِرًا فَهَبْ لِي مِنْ لَدُنْكَ وَلِيًّا {٥} |
5. I frikësohem të afërmve të mi – pas meje (ngase do të bëjnë keq), e bashkëshortja ime është sterile, andaj, më dhuro nga Ti – një të afërm (djalë), |
| يَرِثُنِي وَيَرِثُ مِنْ آلِ يَعْقُوبَ ۖ وَاجْعَلْهُ رَبِّ رَضِيًّا {٦} |
6. që të më trashëgojë mua dhe familjen e Jakubit, dhe bënë Zoti im që të jesh i kënaqur me të!” |
| يَا زَكَرِيَّا إِنَّا نُبَشِّرُكَ بِغُلَامٍ اسْمُهُ يَحْيَىٰ لَمْ نَجْعَلْ لَهُ مِنْ قَبْلُ سَمِيًّا {٧} |
7. “O Zekerijja, Na, do të sihariqojmë ty me një djalë emri i të cilit është Jahja, të cilit, Ne më parë nuk i kemi bërë emnak”. |
| قَالَ رَبِّ أَنَّىٰ يَكُونُ لِي غُلَامٌ وَكَانَتِ امْرَأَتِي عَاقِرًا وَقَدْ بَلَغْتُ مِنَ الْكِبَرِ عِتِيًّا {٨} |
8. (Zekerijjai) tha: “O Zoti im, prej nga mua djali, kur bashkëshortja ime është sterile? Dhe, unë kam arritur pleqërinë e thellë?” |
| قَالَ كَذَٰلِكَ قَالَ رَبُّكَ هُوَ عَلَيَّ هَيِّنٌ وَقَدْ خَلَقْتُكَ مِنْ قَبْلُ وَلَمْ تَكُ شَيْئًا {٩} |
9. Tha: “Ashtu, ka thënë Zoti yt: “Kjo për Mua është lehtë. Unë të kam krijuar ty më parë, e ti nuk ke qenë fare”. |
| قَالَ رَبِّ اجْعَلْ لِي آيَةً ۚ قَالَ آيَتُكَ أَلَّا تُكَلِّمَ النَّاسَ ثَلَاثَ لَيَالٍ سَوِيًّا {١٠} |
10. (Zekerijjai) tha: “O Zoti im, më jep ndonjë shenjë!” – (Perëndia) tha: “Shenjë do të jetë ajo që nuk do të mundesh të flasësh me njerëz tri netë (e tri ditë), duke qenë madje i shëndoshë”. |
| فَخَرَجَ عَلَىٰ قَوْمِهِ مِنَ الْمِحْرَابِ فَأَوْحَىٰ إِلَيْهِمْ أَنْ سَبِّحُوا بُكْرَةً وَعَشِيًّا {١١} |
11. Dhe, ai doli nga faltorja në popullin e tij dhe u dha shenjë atyre: “Madhëronie (Perëndinë), në mëngjes dhe në mbrëmje!” |
| يَا يَحْيَىٰ خُذِ الْكِتَابَ بِقُوَّةٍ ۖ وَآتَيْنَاهُ الْحُكْمَ صَبِيًّا {١٢} |
12. (Pasi që u lind Jahjai dhe u rrit, iu tha atij): “O Jahja, merre Librin me vendosmëri”. Dhe, Ne, ia kemi dhënë mençurinë (profetninë) duke qenë fëmijë, |
| وَحَنَانًا مِنْ لَدُنَّا وَزَكَاةً ۖ وَكَانَ تَقِيًّا {١٣} |
13. dhe butësi prej Nesh dhe pastërti, dhe ishte besimtar, |
| وَبَرًّا بِوَالِدَيْهِ وَلَمْ يَكُنْ جَبَّارًا عَصِيًّا {١٤} |
14. dhe ishte bamirës ndaj prindërve të vet, e nuk ishte i ashpër dhe i padëgjueshëm. |
| وَسَلَامٌ عَلَيْهِ يَوْمَ وُلِدَ وَيَوْمَ يَمُوتُ وَيَوْمَ يُبْعَثُ حَيًّا {١٥} |
15. Dhe, i qoftë selam (shpëtim) atij, në ditën që ka lindur, dhe në ditën që ka vdekur dhe në ditën që do të ringjallet. |
| وَاذْكُرْ فِي الْكِتَابِ مَرْيَمَ إِذِ انْتَبَذَتْ مِنْ أَهْلِهَا مَكَانًا شَرْقِيًّا {١٦} |
16. Dhe përmende (o Muhammed) në Libër (Kur’an), Merjemin (historinë e saj): “kur u tërhoq nga familja në një vend, në lindje, |
| فَاتَّخَذَتْ مِنْ دُونِهِمْ حِجَابًا فَأَرْسَلْنَا إِلَيْهَا رُوحَنَا فَتَمَثَّلَ لَهَا بَشَرًا سَوِيًّا {١٧} |
17. dhe mori një perde që të skajohet nga ata; Na dërguam tek ajo engjëllin – Xhebrailin dhe ai iu paraqit asaj në formën e mashkullit të zhvilluar mirë. |
| قَالَتْ إِنِّي أَعُوذُ بِالرَّحْمَٰنِ مِنْكَ إِنْ كُنْتَ تَقِيًّا {١٨} |
18. Ajo i tha: “Unë kërkoj që të më mbrojë Mëshiruesi im – prej teje, nëse i druan Perëndisë. |
| قَالَ إِنَّمَا أَنَا رَسُولُ رَبِّكِ لِأَهَبَ لَكِ غُلَامًا زَكِيًّا {١٩} |
19. Ai tha: “Unë jam vetëm i dërguari i Zotit tënd, që të dhurojë ty një djalë të pastër”. |
| قَالَتْ أَنَّىٰ يَكُونُ لِي غُلَامٌ وَلَمْ يَمْسَسْنِي بَشَرٌ وَلَمْ أَكُ بَغِيًّا {٢٠} |
20. (Merjemi) tha: “Si mund të kam unë djalë, kur asnjë mashkull nuk më ka prekur, e unë nuk jam e korruptuar!” |
| قَالَ كَذَٰلِكِ قَالَ رَبُّكِ هُوَ عَلَيَّ هَيِّنٌ ۖ وَلِنَجْعَلَهُ آيَةً لِلنَّاسِ وَرَحْمَةً مِنَّا ۚ وَكَانَ أَمْرًا مَقْضِيًّا {٢١} |
21. Tha (Xhebraili): “Kjo është kështu!” – ka thënë Zoti yt: “Kjo për Mua është lehtë (të krijojë njeriun pa babë). Dhe, ta bëjmë Na atë argument për njerëzit dhe mëshirë nga Ne. Dhe, kjo është punë e kryer”. |
| فَحَمَلَتْهُ فَانْتَبَذَتْ بِهِ مَكَانًا قَصِيًّا {٢٢} |
22. Dhe, mbeti shtatzënë, e u tërhoq me të (barrë) në një vend të largët. |
| فَأَجَاءَهَا الْمَخَاضُ إِلَىٰ جِذْعِ النَّخْلَةِ قَالَتْ يَا لَيْتَنِي مِتُّ قَبْلَ هَٰذَا وَكُنْتُ نَسْيًا مَنْسِيًّا {٢٣} |
23. E, dhembjet e lindjes, e detyruan atë që të vijë te trungu i një hurme. Tha ajo: “Ah sikur të kisha vdekur para kësaj (ngjarje) dhe të isha harruar krejtësisht”. |
| فَنَادَاهَا مِنْ تَحْتِهَا أَلَّا تَحْزَنِي قَدْ جَعَلَ رَبُّكِ تَحْتَكِ سَرِيًّا {٢٤} |
24. Dhe thërriti (zëri) nën të: “Mos u pikëllo, se ty, të ka dhuruar Zoti yt një krijesë dinjitoze. |
| وَهُزِّي إِلَيْكِ بِجِذْعِ النَّخْلَةِ تُسَاقِطْ عَلَيْكِ رُطَبًا جَنِيًّا {٢٥} |
25. Shkunde trungun e palmës, e do të pikin mbi ty hurmet e freshkëta, |
| فَكُلِي وَاشْرَبِي وَقَرِّي عَيْنًا ۖ فَإِمَّا تَرَيِنَّ مِنَ الْبَشَرِ أَحَدًا فَقُولِي إِنِّي نَذَرْتُ لِلرَّحْمَٰنِ صَوْمًا فَلَنْ أُكَلِّمَ الْيَوْمَ إِنْسِيًّا {٢٦} |
26. e ha, e pi, dhe bëhu e gëzueshme! E, nëse vëren ndonjë njeri, ti thuaj: “Unë jam betuar në Mëshiruesin se do të agjërojë (përmbahem), e sot nuk do të flas me askë”. |
| فَأَتَتْ بِهِ قَوْمَهَا تَحْمِلُهُ ۖ قَالُوا يَا مَرْيَمُ لَقَدْ جِئْتِ شَيْئًا فَرِيًّا {٢٧} |
27. Dhe, erdhi ajo (Merjemi) me të (fëmijën) te populli i vet, duke e bartë. Ata, i thanë (asaj): “O Merjeme, ke bërë diçka të turpshme! |
| يَا أُخْتَ هَارُونَ مَا كَانَ أَبُوكِ امْرَأَ سَوْءٍ وَمَا كَانَتْ أُمُّكِ بَغِيًّا {٢٨} |
28. O motra e Harunit! Babai yt nuk ka qenë njeri i keq, as nëna jote nuk ka qenë grua e korruptuar”. |
| فَأَشَارَتْ إِلَيْهِ ۖ قَالُوا كَيْفَ نُكَلِّمُ مَنْ كَانَ فِي الْمَهْدِ صَبِيًّا {٢٩} |
29. Ajo e tregoi atë (Isain, me gjeste pa bërë zë). E, ata thanë: “Si t’i flasim ne fëmijës që është në djep?” |
| قَالَ إِنِّي عَبْدُ اللَّهِ آتَانِيَ الْكِتَابَ وَجَعَلَنِي نَبِيًّا {٣٠} |
30. Ai (Isai) tha: “Unë jam rob i Perëndisë. Ai, më ka dhënë Librin dhe më ka bërë pejgamber. |
| وَجَعَلَنِي مُبَارَكًا أَيْنَ مَا كُنْتُ وَأَوْصَانِي بِالصَّلَاةِ وَالزَّكَاةِ مَا دُمْتُ حَيًّا {٣١} |
31. Më ka bërë të lavdëruar kudo që të jem, dhe më ka rekomandaur që të bëj namaz dhe të jap zeqatin gjatë tërë jetës. |
| وَبَرًّا بِوَالِدَتِي وَلَمْ يَجْعَلْنِي جَبَّارًا شَقِيًّا {٣٢} |
32. (Më ka bërë) bamirës ndaj nënës sime e nuk më ka bërë të ashpër dhe të padëgjueshëm. |
| وَالسَّلَامُ عَلَيَّ يَوْمَ وُلِدْتُ وَيَوْمَ أَمُوتُ وَيَوْمَ أُبْعَثُ حَيًّا {٣٣} |
33. Dhe, le të jetë selami (shpëtimi) mbi mua në ditën që kam lindur dhe në ditën që do të vdes dhe në ditën që do të ringjallem! |
| ذَٰلِكَ عِيسَى ابْنُ مَرْيَمَ ۚ قَوْلَ الْحَقِّ الَّذِي فِيهِ يَمْتَرُونَ {٣٤} |
34. Ky është Isai, i biri i Merjemës. Tregimi i tij është fjalë e vërtetë, për të cilën ata dyshojnë. |
| مَا كَانَ لِلَّهِ أَنْ يَتَّخِذَ مِنْ وَلَدٍ ۖ سُبْحَانَهُ ۚ إِذَا قَضَىٰ أَمْرًا فَإِنَّمَا يَقُولُ لَهُ كُنْ فَيَكُونُ {٣٥} |
35. Për Perëndinë nuk është (as afër mendjes) të marrurit dikë për fëmijë. Qoftë lavdëruar Ai! Kur të vendos diçka, Ai vetëm thotë për të: “Bëhu!” Dhe, ajo bëhet. |
| وَإِنَّ اللَّهَ رَبِّي وَرَبُّكُمْ فَاعْبُدُوهُ ۚ هَٰذَا صِرَاطٌ مُسْتَقِيمٌ {٣٦} |
36. (Isai tha): “Dhe me të vërtetë, Perëndia, është Zoti im dhe Zoti juaj; andaj adhuronie vetëm Ate! Kjo është udha e vërtetë. |
| فَاخْتَلَفَ الْأَحْزَابُ مِنْ بَيْنِهِمْ ۖ فَوَيْلٌ لِلَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ مَشْهَدِ يَوْمٍ عَظِيمٍ {٣٧} |
37. Ithtarët u përçanë në mes vete (në këtë). Mjer për ata që mohojnë, në të prezentuarit në Ditën e madhe! |
| أَسْمِعْ بِهِمْ وَأَبْصِرْ يَوْمَ يَأْتُونَنَا ۖ لَٰكِنِ الظَّالِمُونَ الْيَوْمَ فِي ضَلَالٍ مُبِينٍ {٣٨} |
38. E, çka do të dëgjojnë e do të shohin atë Ditë kur do të vijnë te Ne! Por, sot, zullumqarët janë në humbje të madhe! |
| وَأَنْذِرْهُمْ يَوْمَ الْحَسْرَةِ إِذْ قُضِيَ الْأَمْرُ وَهُمْ فِي غَفْلَةٍ وَهُمْ لَا يُؤْمِنُونَ {٣٩} |
39. (O Muhammed), paralajmëroji ata me Ditën e pikëllimit, kur merr fund dhënia e llogarive, e ata janë të pakujdesshëm dhe nuk besojnë. |
| إِنَّا نَحْنُ نَرِثُ الْأَرْضَ وَمَنْ عَلَيْهَا وَإِلَيْنَا يُرْجَعُونَ {٤٠} |
40. Na, me të vërtetë, e trashëgojmë Tokën dhe gjithçka gjendet në të dhe ata do të kthehen te Ne. |
| وَاذْكُرْ فِي الْكِتَابِ إِبْرَاهِيمَ ۚ إِنَّهُ كَانَ صِدِّيقًا نَبِيًّا {٤١} |
41. (O Muhammed!) përmende në Libër (Kur’an) Ibrahimin! Ai ka qenë (njeri) i sinqertë, (dhe) pejgamber, |
| إِذْ قَالَ لِأَبِيهِ يَا أَبَتِ لِمَ تَعْبُدُ مَا لَا يَسْمَعُ وَلَا يُبْصِرُ وَلَا يُغْنِي عَنْكَ شَيْئًا {٤٢} |
42. kur i ka thënë babës së tij: “O babai im, përse adhuron atë, që, as nuk dëgjon, as nuk sheh, e as që mund të të sjellë ndonjë dobi? |
| يَا أَبَتِ إِنِّي قَدْ جَاءَنِي مِنَ الْعِلْمِ مَا لَمْ يَأْتِكَ فَاتَّبِعْنِي أَهْدِكَ صِرَاطًا سَوِيًّا {٤٣} |
43. O babai im, mua më ka ardhur një pjesë e dijenisë, që të ka munguar ty; andaj më paso mua dhe unë do të udhëzoj në rrugën e drejtë. |
| يَا أَبَتِ لَا تَعْبُدِ الشَّيْطَانَ ۖ إِنَّ الشَّيْطَانَ كَانَ لِلرَّحْمَٰنِ عَصِيًّا {٤٤} |
44. O babai im, mos adhuro djallin; me të vërtetë, djalli është i padëgjueshëm nda Mëshiruesit (Perëndisë). |
| يَا أَبَتِ إِنِّي أَخَافُ أَنْ يَمَسَّكَ عَذَابٌ مِنَ الرَّحْمَٰنِ فَتَكُونَ لِلشَّيْطَانِ وَلِيًّا {٤٥} |
45. O babai im, unë druaj se mos do të të vijë dënimi nga Mëshiruesi, e do të bëhesh shok i djallit”. |
| قَالَ أَرَاغِبٌ أَنْتَ عَنْ آلِهَتِي يَا إِبْرَاهِيمُ ۖ لَئِنْ لَمْ تَنْتَهِ لَأَرْجُمَنَّكَ ۖ وَاهْجُرْنِي مَلِيًّا {٤٦} |
46. (Baba i Ibrahimit) tha: “O Ibrahim, ti vallë po shmangesh nga zotrat e mi? nëse nuk frenohesh nga kjo, unë do të të mbys ty me gurë; andaj, largohu prej meje për një kohë të gjatë!” |
| قَالَ سَلَامٌ عَلَيْكَ ۖ سَأَسْتَغْفِرُ لَكَ رَبِّي ۖ إِنَّهُ كَانَ بِي حَفِيًّا {٤٧} |
47. (Ibrahimi) tha: “Shpëtimi qoftë mbi ty! Do t’i lutem Zotit tim që të falë ty. Me të vërtetë, Ai (Perëndia), është i mirë ndaj meje (pa masë). |
| وَأَعْتَزِلُكُمْ وَمَا تَدْعُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ وَأَدْعُو رَبِّي عَسَىٰ أَلَّا أَكُونَ بِدُعَاءِ رَبِّي شَقِيًّا {٤٨} |
48. Dhe, u lë juve dhe të gjithë ata që adhurojnë (tjerë zotra), pos Perëndisë; e, unë do të adhuroj Zotin tim. Shpresoj se nuk do të jetë i papranueshëm të adhuruarit e Zotit tim”. |
| فَلَمَّا اعْتَزَلَهُمْ وَمَا يَعْبُدُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ وَهَبْنَا لَهُ إِسْحَاقَ وَيَعْقُوبَ ۖ وَكُلًّا جَعَلْنَا نَبِيًّا {٤٩} |
49. E, kur i la ata që adhuronin (zotra tjerë), përpos Perëndisë, Na ia dhuruam atij Is’hakun dhe Jakubin, dhe që të dy i bëmë pejgamberë. |
| وَوَهَبْنَا لَهُمْ مِنْ رَحْمَتِنَا وَجَعَلْنَا لَهُمْ لِسَانَ صِدْقٍ عَلِيًّا {٥٠} |
50. Dhe, Na, ata i dhuruam nga mëshira Jonë dhe bëmë që ata, me të vërtetë, të lavdërohen me mirësi. |
| وَاذْكُرْ فِي الْكِتَابِ مُوسَىٰ ۚ إِنَّهُ كَانَ مُخْلَصًا وَكَانَ رَسُولًا نَبِيًّا {٥١} |
51. Dhe përmende (o Muhammed!) në Libër (Kur’an), Musain! Me të vërtetë, ai ishte i sinqertë dhe ishte pejgamber, lajmëtar. |
| وَنَادَيْنَاهُ مِنْ جَانِبِ الطُّورِ الْأَيْمَنِ وَقَرَّبْنَاهُ نَجِيًّا {٥٢} |
52. Dhe, Na, e kemi thirrë atë (Musain), në anën e djathtë të Turit, dhe e kemi afruar atë në bisedë (pa ndërmjetësim), |
| وَوَهَبْنَا لَهُ مِنْ رَحْمَتِنَا أَخَاهُ هَارُونَ نَبِيًّا {٥٣} |
53. dhe, i dhuruam atij, nga mëshira Jonë, që vëllai i tij – Haruni të jetë pejgamber. |
| وَاذْكُرْ فِي الْكِتَابِ إِسْمَاعِيلَ ۚ إِنَّهُ كَانَ صَادِقَ الْوَعْدِ وَكَانَ رَسُولًا نَبِيًّا {٥٤} |
54. Dhe, përmende (o Muhammed!) në Libër (Kur’an), Ismailin! Me të vërtetë, ai plotësonte premtimin e dhënë dhe ka qenë pejgamber, lajmëtar, |
| وَكَانَ يَأْمُرُ أَهْلَهُ بِالصَّلَاةِ وَالزَّكَاةِ وَكَانَ عِنْدَ رَبِّهِ مَرْضِيًّا {٥٥} |
55. dhe urdhëronte popullin e vet, që të bëjë namaz dhe të japë zeqatin dhe arriti kënaqësinë te Zoti i vet. |
| وَاذْكُرْ فِي الْكِتَابِ إِدْرِيسَ ۚ إِنَّهُ كَانَ صِدِّيقًا نَبِيًّا {٥٦} |
56. Dhe, përmende (o Muhammed!) në Libër (Kur’an) Idrizin; ai ka qenë (njeri) shumë i sinqertë dhe lajmëtar, |
| وَرَفَعْنَاهُ مَكَانًا عَلِيًّا {٥٧} |
57. dhe Ne, e kemi ngritur atë në vend të lartë. |
| أُولَٰئِكَ الَّذِينَ أَنْعَمَ اللَّهُ عَلَيْهِمْ مِنَ النَّبِيِّينَ مِنْ ذُرِّيَّةِ آدَمَ وَمِمَّنْ حَمَلْنَا مَعَ نُوحٍ وَمِنْ ذُرِّيَّةِ إِبْرَاهِيمَ وَإِسْرَائِيلَ وَمِمَّنْ هَدَيْنَا وَاجْتَبَيْنَا ۚ إِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ آيَاتُ الرَّحْمَٰنِ خَرُّوا سُجَّدًا وَبُكِيًّا ۩ {٥٨} |
58. Këta janë ata pejgamberë, të cilëve Perëndia u dhuroi dhuntitë, nga pasardhësit e Ademit, dhe të atyre që Ne i patëm ngarkuar në anije me Nuhun e nga pasardhësit e Ibrahimit dhe të Israelit, që Ne i patëm udhëzuar dhe i patëm zgjedhur. Kur t’ju lexohen ajetet e Perëndisë – Mëshiruesit, bien (me fytyrë për tokë), duke bërë sexhde dhe qajnë. |
| فَخَلَفَ مِنْ بَعْدِهِمْ خَلْفٌ أَضَاعُوا الصَّلَاةَ وَاتَّبَعُوا الشَّهَوَاتِ ۖ فَسَوْفَ يَلْقَوْنَ غَيًّا {٥٩} |
59. E, pos tyre, erdhën breznitë (e shëmtuara), të cilat braktisën namazin dhe ndoqën epshet e veta. Ata do të hasin në të keqe (në humnerën e skëterrës), |
| إِلَّا مَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ صَالِحًا فَأُولَٰئِكَ يَدْخُلُونَ الْجَنَّةَ وَلَا يُظْلَمُونَ شَيْئًا {٦٠} |
60. përpos atyre që pendohen, që besojnë dhe bëjnë (vepër) të mirë! Këta do të hyjnë në xhennet dhe nuk do t’u bëhet kurrfarë dëmi, |
| جَنَّاتِ عَدْنٍ الَّتِي وَعَدَ الرَّحْمَٰنُ عِبَادَهُ بِالْغَيْبِ ۚ إِنَّهُ كَانَ وَعْدُهُ مَأْتِيًّا {٦١} |
61. (do të hyjnë) në xhennetin e Adnit, të cilin Mëshiruesi ua ka premtuar robërve të vet, edhe pse ende nuk e kanë parë atë (xhennetin). Me të vërtetë, premtimi i Tij është i sigurtë, - |
| لَا يَسْمَعُونَ فِيهَا لَغْوًا إِلَّا سَلَامًا ۖ وَلَهُمْ رِزْقُهُمْ فِيهَا بُكْرَةً وَعَشِيًّا {٦٢} |
62. Ata, në xhennet nuk do të dëgjojnë llomotitje. Do të dëgjojnë vetëm fjalët përshëndetëse. Ata, aty do të furnizohen, në mëngjes dhe në mbrëmje. |
| تِلْكَ الْجَنَّةُ الَّتِي نُورِثُ مِنْ عِبَادِنَا مَنْ كَانَ تَقِيًّا {٦٣} |
63. Ky është xhenneti që ia japim në trashëgim robërve Tanë, të cilët janë ruajtur nga mohimi. |
| وَمَا نَتَنَزَّلُ إِلَّا بِأَمْرِ رَبِّكَ ۖ لَهُ مَا بَيْنَ أَيْدِينَا وَمَا خَلْفَنَا وَمَا بَيْنَ ذَٰلِكَ ۚ وَمَا كَانَ رَبُّكَ نَسِيًّا {٦٤} |
64. (Xhebraili tha): “Dhe, ne, zbresim (në Tokë), vetëm me urdhërin e Zotin tënd. Atij i përket ajo që është para nesh, dhe që është pas nesh, dhe ajo që është në mes këtyre dyjave. Dhe Zoti yt nuk është i harrueshëm”. |
| رَبُّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا فَاعْبُدْهُ وَاصْطَبِرْ لِعِبَادَتِهِ ۚ هَلْ تَعْلَمُ لَهُ سَمِيًّا {٦٥} |
65. Ai është Zoti i qiejve dhe i Tokës dhe asaj që është në mes tyre, prandaj, vetëm Ate adhuroje dhe bëhu i durueshëm në vazhdimin e lutjes së Atij. A di ti për Te ndonjë emnak!? |
| وَيَقُولُ الْإِنْسَانُ أَإِذَا مَا مِتُّ لَسَوْفَ أُخْرَجُ حَيًّا {٦٦} |
66. Njeriu thotë: “Vallë, pasi të vdes, a do të kthehem përsëri në jetë?” |
| أَوَلَا يَذْكُرُ الْإِنْسَانُ أَنَّا خَلَقْنَاهُ مِنْ قَبْلُ وَلَمْ يَكُ شَيْئًا {٦٧} |
67. A nuk e kujton njeriu se Na e kemi krijuar atë qysh më parë, e që nuk ka qenë asgjë! |
| فَوَرَبِّكَ لَنَحْشُرَنَّهُمْ وَالشَّيَاطِينَ ثُمَّ لَنُحْضِرَنَّهُمْ حَوْلَ جَهَنَّمَ جِثِيًّا {٦٨} |
68. Pasha Zotin tënd, Na do t’i tubojmë ata dhe djajtë, pastaj do t’i sjellim ata që të gjunjëzohen rreth xhehennemit! |
| ثُمَّ لَنَنْزِعَنَّ مِنْ كُلِّ شِيعَةٍ أَيُّهُمْ أَشَدُّ عَلَى الرَّحْمَٰنِ عِتِيًّا {٦٩} |
69. Pastaj, do të ndajmë prej çdo grupi atë, që ka qenë më mendjemadh ndaj Perëndisë Mëshirues. |
| ثُمَّ لَنَحْنُ أَعْلَمُ بِالَّذِينَ هُمْ أَوْلَىٰ بِهَا صِلِيًّا {٧٠} |
70. E, Ne pastaj më së miri e dimë se kush prej tyre ka përparësi që të fërgohet në te (xhehennem). |
| وَإِنْ مِنْكُمْ إِلَّا وَارِدُهَا ۚ كَانَ عَلَىٰ رَبِّكَ حَتْمًا مَقْضِيًّا {٧١} |
71. Dhe, nuk ka asnjë prej jush e që të mos arrijë tek ai (zjarri). Kjo është dispozitë e caktuar nga Zoti yt. |
| ثُمَّ نُنَجِّي الَّذِينَ اتَّقَوْا وَنَذَرُ الظَّالِمِينَ فِيهَا جِثِيًّا {٧٢} |
72. Pastaj do t’i shpëtojmë ata që kanë qenë besimtarë, e do t’i lëmë zullumqarët në të – të gjunjëzuar. |
| وَإِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ آيَاتُنَا بَيِّنَاتٍ قَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا لِلَّذِينَ آمَنُوا أَيُّ الْفَرِيقَيْنِ خَيْرٌ مَقَامًا وَأَحْسَنُ نَدِيًّا {٧٣} |
73. E, kur t’ju lexohen ajetet Tona të qarta, ata që nuk kanë besuar u thonë atyre që kanë besuar: “Cili grup është më i mirë për nga jeta dhe më i mirë për nga shoqëria?” |
| وَكَمْ أَهْلَكْنَا قَبْلَهُمْ مِنْ قَرْنٍ هُمْ أَحْسَنُ أَثَاثًا وَرِئْيًا {٧٤} |
74. E sa e sa brezni, Ne i kemi shkatërruar para tyre, që kanë qenë më të begatshëm dhe më të pashëm! |
| قُلْ مَنْ كَانَ فِي الضَّلَالَةِ فَلْيَمْدُدْ لَهُ الرَّحْمَٰنُ مَدًّا ۚ حَتَّىٰ إِذَا رَأَوْا مَا يُوعَدُونَ إِمَّا الْعَذَابَ وَإِمَّا السَّاعَةَ فَسَيَعْلَمُونَ مَنْ هُوَ شَرٌّ مَكَانًا وَأَضْعَفُ جُنْدًا {٧٥} |
75. Thuaj (o Muhammed!): “Kush është i humbur, le t’ia zgjasë (jetën) sa të dojë Mëshiruesi”. E, kur të shohin ata atë që u është premtuar atyre: ose dënimin ose Ditën e Kijametit, ata do të dinë se kush është më keq për nga pozita he më i dobët për nga shoqëria. |
| وَيَزِيدُ اللَّهُ الَّذِينَ اهْتَدَوْا هُدًى ۗ وَالْبَاقِيَاتُ الصَّالِحَاتُ خَيْرٌ عِنْدَ رَبِّكَ ثَوَابًا وَخَيْرٌ مَرَدًّا {٧٦} |
76. Perëndia ua shton udhëzimin atyre që janë në rrugën e drejtë, e veprat e mira – të qëndrueshme, janë më mirë të shpërblyera te Zoti yt dhe kanë përfundim më të mirë. |
| أَفَرَأَيْتَ الَّذِي كَفَرَ بِآيَاتِنَا وَقَالَ لَأُوتَيَنَّ مَالًا وَوَلَدًا {٧٧} |
77. Vallë, a e ke parë atë që nuk beson në argumentet Tona dhe thotë: “Mua do të më jepet (Ditën e Kijametit) edhe pasuria edhe fëmijët”. |
| أَطَّلَعَ الْغَيْبَ أَمِ اتَّخَذَ عِنْدَ الرَّحْمَٰنِ عَهْدًا {٧٨} |
78. A, mos ai ka mësuar për atë që nuk është parë, ose ka marrë obligim te Perëndia – Mëshirues. |
| كَلَّا ۚ سَنَكْتُبُ مَا يَقُولُ وَنَمُدُّ لَهُ مِنَ الْعَذَابِ مَدًّا {٧٩} |
79. Kurrsesi! Na do ta shënojmë atë që flet, dhe Ne do t’ia vazhdojmë dënimin, |
| وَنَرِثُهُ مَا يَقُولُ وَيَأْتِينَا فَرْدًا {٨٠} |
80. Na do t’ia marrim atij ate për të cilën flet (mallin dhe fëmijët), e ai ke Ne do të vijë vetëm. |
| وَاتَّخَذُوا مِنْ دُونِ اللَّهِ آلِهَةً لِيَكُونُوا لَهُمْ عِزًّا {٨١} |
81. Dhe, ata merrnin zotëra, përpos Perëndisë, për t’ju bërë atyre ndihmës. |
| كَلَّا ۚ سَيَكْفُرُونَ بِعِبَادَتِهِمْ وَيَكُونُونَ عَلَيْهِمْ ضِدًّا {٨٢} |
82. Kurrsesi; do të mohojnë ata (zotërat e tyre) se mohuesit i kanë adhuruar ata dhe do t’u bëhen atyre kundërshtarë. |
| أَلَمْ تَرَ أَنَّا أَرْسَلْنَا الشَّيَاطِينَ عَلَى الْكَافِرِينَ تَؤُزُّهُمْ أَزًّا {٨٣} |
83. Vallë, a nuk ke parë ti, se Ne, kemi dërguar te mohuesit djajtë, që t’i nxisin ata në të keqe të madhe? |
| فَلَا تَعْجَلْ عَلَيْهِمْ ۖ إِنَّمَا نَعُدُّ لَهُمْ عَدًّا {٨٤} |
84. Andaj, mos kërko shkatërrimin e tyre të shpejtë, se, me të vërtetë, Ne ua numrojmë ditët e tyre të caktuara. |
| يَوْمَ نَحْشُرُ الْمُتَّقِينَ إِلَى الرَّحْمَٰنِ وَفْدًا {٨٥} |
85. (Kujtoju atyre) kur do t’i tubojmë besimtarët te Mëshiruesi, si të ftuar, |
| وَنَسُوقُ الْمُجْرِمِينَ إِلَىٰ جَهَنَّمَ وِرْدًا {٨٦} |
86. e i shtyejmë mëkatarët në skëterrë (si grixhën e shtazëve kah burimi), |
| لَا يَمْلِكُونَ الشَّفَاعَةَ إِلَّا مَنِ اتَّخَذَ عِنْدَ الرَّحْمَٰنِ عَهْدًا {٨٧} |
87. e askush – për askë, nuk do të mund të angazhohet, përveç atij që ka marrë premtim nga Mëshiruesi! |
| وَقَالُوا اتَّخَذَ الرَّحْمَٰنُ وَلَدًا {٨٨} |
88. Ata thonë: “Bamirësi i Gjithmbarshëm ka marrë (për Veti) fëmijë”. |
| لَقَدْ جِئْتُمْ شَيْئًا إِدًّا {٨٩} |
89. Ju, me të vërtetë, flisni diçka të shëmtuar! |
| تَكَادُ السَّمَاوَاتُ يَتَفَطَّرْنَ مِنْهُ وَتَنْشَقُّ الْأَرْضُ وَتَخِرُّ الْجِبَالُ هَدًّا {٩٠} |
90. Gati janë copëtuar qiejt (prej kësaj thënie), dhe Toka të shëmbet, dhe të rrëzohen malet – duke u thërrmuar, |
| أَنْ دَعَوْا لِلرَّحْمَٰنِ وَلَدًا {٩١} |
91. meqë ata i përshkruajnë fëmijë Bamirësit të Gjithmbarshëm. |
| وَمَا يَنْبَغِي لِلرَّحْمَٰنِ أَنْ يَتَّخِذَ وَلَدًا {٩٢} |
92. E, për Bamirësin e Gjithmbarshëm, është e pakuptueshme, që të ketë fëmijë. |
| إِنْ كُلُّ مَنْ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ إِلَّا آتِي الرَّحْمَٰنِ عَبْدًا {٩٣} |
93. S’ka krijesë që gjendet në qiej dhe në Tokë, e që të mos vijë si rob te Bamirësi i Gjithmbarshëm. |
| لَقَدْ أَحْصَاهُمْ وَعَدَّهُمْ عَدًّا {٩٤} |
94. Ai, i ka përfshirë të gjithë ata dhe i ka numëruar të gjithë saktësisht. |
| وَكُلُّهُمْ آتِيهِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ فَرْدًا {٩٥} |
95. Dhe, çdonjëri prej tyre, në Ditën e Kijametit, do të vijë fill i vetëm tek Ai. |
| إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ سَيَجْعَلُ لَهُمُ الرَّحْمَٰنُ وُدًّا {٩٦} |
96. Me të vërtetë, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Bamirësi i Gjithmbarshëm do t’i pajisë me dashuri (që t’i dojë Perëndia dhe që t’i duan njerëzit). |
| فَإِنَّمَا يَسَّرْنَاهُ بِلِسَانِكَ لِتُبَشِّرَ بِهِ الْمُتَّقِينَ وَتُنْذِرَ بِهِ قَوْمًا لُدًّا {٩٧} |
97. Na, me të vërtetë, e kemi bërë atë (Kur’anin) të lehtë, në gjuhën tënde, që me të, t’i sihariqosh besimtarët, dhe me të, t’i paralajmërosh njerëzit, armiqët e përbetuar. |
| وَكَمْ أَهْلَكْنَا قَبْلَهُمْ مِنْ قَرْنٍ هَلْ تُحِسُّ مِنْهُمْ مِنْ أَحَدٍ أَوْ تَسْمَعُ لَهُمْ رِكْزًا {٩٨} |
98. Sa e sa brezni kemi shkatërruar Ne para tyre. Vallë, a po sheh ndonjë prej tyre, dhe a po dëgjon përshpëritjen më të vogël të tyre? |
 |