 |
| الْقَارِعَةُ {١} |
1. Goditja e tmerrshme (Kijameti)! |
| مَا الْقَارِعَةُ {٢} |
2. Ç’është Goditja e tmerrshme! |
| وَمَا أَدْرَاكَ مَا الْقَارِعَةُ {٣} |
3. Kush të tregon ty për Goditjen e tmerrshme? |
| يَوْمَ يَكُونُ النَّاسُ كَالْفَرَاشِ الْمَبْثُوثِ {٤} |
4. Njerëzit, atë Ditë do të jenë të shpërndarë si fluturat, |
| وَتَكُونُ الْجِبَالُ كَالْعِهْنِ الْمَنْفُوشِ {٥} |
5. kurse malet – si leshi i shprishur. |
| فَأَمَّا مَنْ ثَقُلَتْ مَوَازِينُهُ {٦} |
6. Atij (njeriut), veprat e mira të të cilit rëndojnë në peshojë |
| فَهُوَ فِي عِيشَةٍ رَاضِيَةٍ {٧} |
7. ai do të jetë në jetën e kënaqur (në jetën e përhershme), |
| وَأَمَّا مَنْ خَفَّتْ مَوَازِينُهُ {٨} |
8. e atij (njeriu), veprat e mira të të cilit nuk rëndojnë në peshojë, |
| فَأُمُّهُ هَاوِيَةٌ {٩} |
9. strehimi i tij do të jetë gremina e Skëterrës. |
| وَمَا أَدْرَاكَ مَا هِيَهْ {١٠} |
10. E, kush të tregon ty se ç’është gremina e Skëterrës? |
| نَارٌ حَامِيَةٌ {١١} |
11. (Ajo është) zjarr i vrullshëm. |
 |